InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sa herë shqiptarët, qeverisen nga e majta, udhëheqësi glorifikohet, është më i fuqishëm se forca popullore

30 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Sa herë shqiptarët, qeverisen nga e majta, udhëheqësi glorifikohet, është më i fuqishëm se forca popullore

Nga Vendim Demaj

Shumë fatkeqësi i kanë rënë mbi kokë shqiptarit gjatë shekujve, mbase gjatë mijëvjeçarëve. Kjo tokë e lashtë ilire ka hequr dhe heq akoma, lëngon nga padrejtësitë dhe fatkeqësitë, për shkak të të huajve në variantin më të mirë dhe për shkak të “vetes” në variantin më të keq e më të shëmtuar të mundshëm.
Një nga këto kobe, dhe ndëshkime mbase nga perëndia, është edhe e majta, e cila po bën gati një shekull që ka pllakosur mbi shqiptarët e trojeve ballkanike.
Të gjithë e dimë se çfarë hoqi e shkreta Shqipëri për 50 vjet nga diktatori më i tmerrshëm,Hitleri i Ballkanit Enver Hoxha, ky satrap, i cili e “zëvendësoi” edhe Zotin për shqiptarët. Por nuk mbeten pas edhe shqiptarët që mbetën matanë kufirit shqiptaro-shqiptar, në Kosovën dardane,dhe këtu është edhe pika e lidhjes ndërmjet “internacionalistëve” komunistë, marksistë, shovinistë, këtej e andej kufirit.
Të gjithë e kemi mësuar se si u krijua Partia Komuniste në Shqipëri, se cilët ishin emisarët e komisarët jugosllavë që na u bënë #vëllezër_probatim dhe se si vëllezërit tanë të një gjaku u lanë matanë kufirit shqiptaro-shqiptar, pikërisht nën sundimin e gjakpirësve serbë.
Por çfarë lidhjeje ka kjo me aktualitetin?
Bash në këto kohë shqiptarët duhet të jenë më vigjilent se kurrë, ta njohin mirë situatën dhe aktorët e saj, kjo, për arsye se pasardhësit,nxënesit,shërbetoret e Rrahman Morinës (Isa Putini &Co) në Kosovë dhe të Enver Hoxhës në Shqipëri duan të bëjnë një tjetër “besëlidhje” #vllaznim_bashkim me Vučičin pasardhësin e Millosheviçit në Serbi.
Po ç’është kjo e keqe e madhe që i bashkon Hashimiin, Edvinin dhe Vučičin?
Një nga të përbashkëtat e tyre është pikërisht ideologjia e tyre marksiste.
Të gjithë shqiptarët e kanë përjetuar dhe e dinë mirë se çfarë ndodh kur në pushtet vjen kjo e majta fashiste dhe e dinë fare mirë (edhe pse ndokush e ka të vështirë ta pranojë) se çfarë arritjesh e suksesesh ka kur në të dyja anët e kufirit qeverisin forcat e djathta, konservatore.
Shqiptarët e Kosovës e njohin mjaft mirë Rrahman Morinën, i cili ishte vetë zot dhe vetë shkop, por gjithsesi në dorën e Serbisë.
Po ashtu dhet se cili ka qenë aktiviteti i tij në dëm të patriotëve të vet, që kur se ishte një polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë dhe deri kur ishte ministër i Brendshëm apo kryetar i Partisë Komuniste të Kosovës, dhe në atë kohë për Millosheviçin zgjidhja më e mirë ishte që Kosova t’i besohej një kryepolici, Morinës i cili rriti dhe përgaditi këlyshët e tij që sot kanë marr vendin peng duke u br vegla që përdoren nga shqipfolësi argat i Serbisë.
Edhe në Kosovën epasluftës, situata vazhdon të jetë e njëjta me Hashim Thaçin, ky personazh, që tash e 20 vite dominon politikën dhe pushtetin në Kosovë, duke përdorur metodën #putiniane që ndërro qeveritë sipas interesave të tij personale.
Ky president halabak, trafikant, që as në këtë kohë pandemie botërore nuk kursen shtetin dhe popullin e tij nga këto dallavere dhe pazare politike sepse me ndihmën e këlyshëve të Rrahman Morinës e ka bërë #hasha dhe e trajto si bahçen e tij në Broje.
Ky hajn tinëzar, ky #çifligar_matrapaz duhet të shkarkohet dhe të hetohet për njëmijë e një arsye dhe të dërgohet atje ku e pret karriga në bankën e të akuzuarve,

si një urdhërues i disa krimeve ndaj kundërshtarëve të ideve të tij dhe si tregtar i hapësirës territoriale tënKosovës e cila është njohur dhe pranjar nga Gjykata Nderkombëtare.
Këtu duhet ta kujtojmë të gjithë fushatën e Hashimovičit dhe të argatëve të tij për ndarjen e Kosovës; fushatën e pistë, tradhtare, antishqiptare që po bën edhe tani mercenari i tij dhe i Vuçiçit, shqipfolësi Baton Stanishiqi nëpër studio televizive që i vihen në dispozicion nga mafia mediatike që zotërojnë pushtetet në Prishtinë, Beograd e Tiranë.
Dhe pikërisht në Tiranë është këndi i tretë i trekëndëshit famëkeq Beograd-Prishtinë-Tiranë. Edvin Ajatollahu i cili po ecën në rrugën e #erdoganizimit të pushtetit, ç’ka do t’ia kishte zili edhe ati i tij shpirtëror, Enveri.
Për atë çfarë ka bërë tash e shtatë vite në qeveri e shumë të tjera më përpara në Ministri e Bashki, po e kurorëzon më së miri në këtë situatë pandemie, si asnjë kryeministër në glob, #Edveri ka burgosur shqiptarët e shekullit XXI më keq se sulltanët dhe diktatorët më të egër të mesjetës.
I bekuar me mbështetjen sorosiane, Edvini ia ka dalë ta frikësojë një popull të tërë, me frikën e jetës, por duke synuar heqjen e lirisë e më keq akoma heqjen e të menduarit për liri. Zaten, kjo është edhe një nga fatkeqësitë që u rri gjithnjë mbi kokë shqiptarëve.
Kurse Opozita Shqiptare nuk përfillet nga kjo #bandë_sunduese as në situata të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit dhe situata e pandemisë e shkaktuar nga Coronavirusi, pra propozimet dhe gatishmëria e saj për bashkëpunim nuk merren për bazë fare. Përkundrazi, qeveria me anë të propagandës dhe mediave të vëna nën sundim nga vetë Ai, #sulltan_satrapi_Edvin, denigrohet e fyhet në çdo moment opozita dhe propozimet e saj.
Por, pytja që lind është; A duhet që Opozita të pajtohet me nënshtrimin ndaj këtij #sundimi që populli ka pranuar #de_fakto, ku qeveria shqiptare është e vetmja në botë që ka bunkerizuar një popull të tërë dhe eksperimenton me të, kurse opozitarizmi në Amerikë apo Evropë është në shpërthim ndaj kufizimit të #Lirisë, saqë lideri i opozitës Italiane Salvini ka deklaruar se; s’ka gjendje të jashtëzakonshme që na ndalon për të rrëzuar këtë qeveri të dështuar?!
Natyrisht që #JO s’duhet pajtuar por duhet të prishim këtë #status_quo të imponuar nga dy fatkeqësitë e ndodhura dhe të ngrohim shpresat e shqiptarëve që të ngrihemi dhe të shporrim këta tradhtarë, këta “Esat Toptanë” modernë, të cilëve historia do t’u rezervojë vednin që meritojnë, vendin e turpit dhe të tradhëtisë komëtare atë të llumit të shoqërisë shqiptare e cila prevalon me aspiratë evropiano-atlantike-perëndimore.
#DitëMëTëMiraDoTëVijnë____PorJOdukePriturNgaBallkonet.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025

23 Tetor, 2025

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com