I njohur për lidhjet e tij të forta me familjen, por dhe për bindjet konservatore mbi rolin dhe shenjtërinë e familjes, ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj nuk lë rast pa bërë dedikime për çdo pjesëtar të familjes, duke shfrytëzuar festa dhe përvjetorë datëlindjesh, për secilin prej tyre.
Mbrëmë, përmes profilit facebook, ish-deputeti karizmatik, ka ndarë me ndjekësit emocionin e madh, teksa ka uruar me rastin e 71 vjetorit, babain e tij, për të cilin Ndocaj e kosnideron “heroin” e vet, si dhe i ka shprehur krenarinë e të qenurit biri i tij, pasi, kanë shërbyer pikërisht këshillat dhe kritikat e të atit që e kanë frenuar për të mos hedhur hapa të gabuar në jetë.
Ndocaj, ia ka shprehur urimin përmes një dedikimi të veçantë, “kaubojsi” së bashku me familjen e tij ndodhen në Milano, ndërsa i ati në Manati të Lezhës dhe kjo pamundësi për të festuar bashkërisht, për shkak të pandemisë, e ka detyruar ish-deputetin të bëjë urim special përmes rrjeteve sociale.
Në emër të portalit infopressalbania.com, i urojmë babait të Eduartit jetë të gjatë dhe shëndet të plotë!


