InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kur e ndjen se nuk je mirë…..!

22 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kur e ndjen se nuk je mirë…..!

Nga Era DUSHI

Trupi dhe mendja janë të lidhura dhe gjithçka që i bën të “punojnë” mirë të dyja, fillon me gjendjen e brendshme. Një demoralizim dhe këputje totale! Po pse dreqin?! Seriozisht po pyet pse?!

Bota po jeton në kaos, mijra njerëz po vdesin çdo ditë, nuk po shijojmë dot pranverën, lirinë, jetën dhe ti pyet se pse nuk ndihesh mirë emocionalisht ?!A je në vete ti?!….. dhe karantina bën të veten!

Fillojnë mendimet, që për dreq janë të gjitha të mbushura me pyetje e pikëpyetje të pa shpjegueshme. Po sikur? Po sikur ta kem unë virusin dhe nuk kam simptoma?

Po sikur të vuaj nga një sëmundje tjetër dhe nuk di gjë? Po sikur të më bëjë keq të rri mbyllur? Po sikur të jetë infektuar shtëpia? Po sikur të vdes?…E sikur të mos mjaftonin, njeriu është i prirur ti shtojë edhe dozat e larta të të besuarit sikur është i sëmurë……

Nuk ndihem fare mirë sot, seç kam një dhimbje koke, më dhembin muskujt, ndihem e këputur, as sytë si mbaj dot hapur. Uhhh sa po më dhemb mesi, më dhembin veshkat, më duket kam temperaturë.

Ta mas njëherë tensionin se nuk i dihet, o prit po termometri ku është? Se ç’paskam sot që nuk jam e zonja/ i zoti për asgjë! Ta pi një qetësues se mbase më sjellë vete, apo një kafe? Jo jo një çaj kamomili më mirë!

Në fakt kështu njeriu “bie përtokë”, duke e bëre veten medoemos të sëmurë. I/e dashur, nëse s’ke njeri pranë në kësisoj momentesh, të sygjeroj të shkosh përpara pasqyrës dhe ti japësh një shuplakë fytyrës, edhe dy mirë do ishte që të vish në vete!

Do të t’ndihmonte!Këto paranoja dhe ky ankth vetëm do të t’dëmtojnë më shumë!Vullneti, energjia, forca, dëshira janë vetëm disa nga ndjesitë që na bëjnë të ndihemi mirë.

Njerëz jemi, prej mishi e gjaku dhe është normale të ndihemi të pafuqishëm, të sëmuremi, të mos kemi dëshirë të çohemi nga shtrati, të mos duam ti flasim askujt.

Por pikërisht në këto ditë të errëta dhe të ngrysura , duhet ta gjejmë forcën e brendshme.

Forcën për të buzëqeshur, për të besuar, për të shpresuar, për të thënë DO T’IA DALIM!Në këto ditë duhet “të detyrojmë” veten të vazhdojmë përpara, ti besojmë rrezeve të diellit, të dalim një xhiro në park, nëse nuk është e mundur të ecim nëpër shtëpi, të vallëzojmë, të “çmendemi”, të ç’ngrijmë mendjen e trupin nga karantina dhe të menduarit negativisht.

Sot duhet të ndihemi plot jetë!E pikërisht fundit ti frikësohemi, pasi në fund ndodh triumfi ose tragjedia e madhe.

Andaj të kujdesemi për veten, të lutemi që shpirtrat e humbur të gjejnë paqen, shpirtrat që po luftojnë të gjejnë shërimin dhe shpirtrat e pa prekur të mbeten të tillë.

Ndaj duhet të jemi të fortë, të rezistojmë edhe pak që të dalim fitimtarë nga e gjithë kjo.Dhimbjet e kokës e të mesit, madje dhe pandemitë janë të lashta sa bota ama nuk e mundin dot njerëzimin!

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com