InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Thirrja dëshpëruese e kryeministrit për luftë/ Se kemi heshtur, nuk do të thotë se jemi nënshtruar

20 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paketa anti-shpifje/ Basha: Media në situatë dramatike, do ta zhbëjmë ligjin sapo të vijmë në pushtet, censuron fjalën e lirë

Nga Albert AVDULI

Thirrja dëshpëruese për luftë.

Se kemi heshtur, nuk do të thotë se jemi nënështruar.

Kryeministri, natën e shënjtë të pashkëve, shpërndau një video ku ironizonte opozitën dhe Kryetarin e saj.
Me veprimin e tij, Kryeministri ka dëshmuar disa elementë marrëzie dhe urrejtje.
E para, cënoj respektimin e shënjtërisë së festave fetare.
Çuditërisht, në pasditen e shenjtë të pashkëve, kur gjithçka dukej paqësore (aq sa mund të thuhet në kohë të tilla), shpërthen inati djallëzor qeveritar. Në raste të simbolikave të tilla si pashk, bajram, novruz, krishtlindje, ka një kod të pashkruar, për mos ta ndotur ditën. Kod që e respektojnë apriori edhe plot radikal, të marr apo idiotë e delirant që shkarravitin rrjetin.
E kryeministri shfaqet me gjithë urrejtjen e tij mbi këdo.
E dyta, në momentin më kritik të popullit, kur diskutohet jeta përballë një virusi plot rreziqe. Gjëndje ku mjekësia si shkencë po ndesh me plot të panjohura.
Më e ndjeshme situata në varfërinë ku gjëndet pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare.
Me atë video game të pështirë, ai nxiu mundin e stafit mjekësor, por rëndoj edhe mushkëritë e pacientëve të shtruar në pavione.
E treta, prishi armëpushimin e luftës politike, vendosur de facto, përballë një armiku të deklaruar si i padukshëm.
Duhet theksuar se këtë armëpushim e pregatiti, realizoj dhe po e ruan korrektësisht Lulzim Basha.
Është pikërisht Basha, ai që gjithë energjinë e forcës politike, të cilën e drejton, e kanalizoj në funksion të shërbimit dhe ndihmës përballë epidemisë. Racional në propozimet sesi duhet vepruar me ekonominë, trajtimin dhe financimin e mjekësisë, familjet në nevojë dhe bizneset, deri në atë masë sa qeveria ka qenë e detyruar t’i implementojë në norma zyrtare. Këtë veprim qeveria e bëri nën presionin e opinionit publik dhe opozitës. Jo se ka dashur, por ka kuptuar se ato ishin praktikat më të dobishme dhe efektive.
Në çdo dalje dhe prononcim publik, Kryetari i PD – së, ka theksuar se jeta e qytetarëve kapërcen çdo qëndrim politik.
E shprehur qartë : Jo sukses politik dhe personal mbi fatkeqësi. Kësaj thirrje dhe këtij gjykimi i janë bindur më tepër se gjysma e shqiptarëve. Kësaj thirrje pra, jo frikës sikurse e mendon ndonjë mëndjeprishur.
E treta, mënyra provokative sesi e ka montuar atë video dhe hedhja në rrjet, është thirrje për të rindezur luftën politike ashpërsisht.
Këtu duhet ndalur dhe duhet parë tej veprimit prej “çamarroku të dehur”.
Rastet kanë treguar se ai shpesh krijon situata të rreme për të tërhequr vëmendjen nga diçka diabolike që po realizon ndërkohë. Stis ndonjë detaji anësor, por me efekte të forta vizuale, dhe hahaa krushqit, hahaa dhe nusja.
Ju sjell në vëmendje, daljen me poturret qesharake ditën e votimeve bashkiake. Mediat, opinionet, rrjetet sociale u morën me veshjen e tij karnavaleske, ndërsa makineria e pushtetit fallsifikonte dhe prodhonte votues.
Kujtoj gjithashtu se ai e zhurmoj opinionin publik me rastin e teatrit dhe unazës sikur do krijonte një kryeqytet ëndërrash e në të njëjtën kohë e mbushi Tiranën me kulla dhe i grabiti deri trotuaret.
Bombardoj gjithë ekranet me nevojën emergjente për rindërtimin e shtëpive dëmtuar nga tërmeti e në të njëjtën kohë vazhdoj operacionet financiare me afera të dyshimta konçesionesh dhe praktika ppp – sh.
Ka mobilizuar një divizion aparatçikësh, të cilët me qeska orizi nëpër duar, rendin nëpër familjet e mjeruara dhe bëjnë bamirësi të turpshme. Efekti vetëm mediatik dhe trushplarje.
Në të njëjtën kohë, spitalet vazhdojnë të jenë në pikë të hallit për mjetet dhe aparaturat më të domosdoshme.
Një autokrat tipik, i cili ka monopolizuar çdo emër tonin, për të dal në punë, në rrugë, me makinë, rendin e ditëve, gjininë, pleqërinë etj, etj.
A thua shteti ka vetëm një nëpunës dhe mbret në të njëjtën kohë.
Kush nga ne di prej dy muajsh, cili është ministër apo zyrtar tjetër i lartë ? Askush .
Sepse nuk ka në fakt. Autoritet absolut është vetëm një.
Deklarohet me të madhe se janë ndihmuar në këtë periudhë mbi 500 mijë familje në Shqipëri. E turpshme nëse është e vërtetë. Më e tmerrshme sepse është fallsifikim apo vjedhje e madhe. Unë që po shkruaj këto rreshta, kam rreth vetes, në rendin e parë të lidhjeve të gjakut dhe miqësisë 25 familje. Midis tyre ka nevojtarë real 6 familje. Tek asnjë prej tyre nuk ka mbërrit gjysmagjeli i bashkisë.
Ide që e kam shkruar para një muaji. Vini listën e familjeve që përfitojnë në hyrje të pallatit. Kjo është transparenca.
Secili le ta shohi me këtë sy dhe ta mati me këtë kut të vërtetën e ndarjes së ndihmave.
Vendosja e gjobave dhe falja e tyre me dekret qeveritar. Një farsë e zhytur në politikë. Mbase gaboj në marzhin e hamendësuar, por këtu një hipotezë po sjell. Si e tillë, po u rrëzua, tërhiqem. Ata, të cilët guxonin të shkelnin rregullat e karantinës, sidomos me makinat, në shumicë kanë qenë djemtë beniamin të fushatave të partisë dhe tek – tuk ndonjë hallexhi me të sëmurë. U vunë gjobat, bllokuan patenta e makina dhe filluan telefonat se po i bjem vetes.
Erdhi falja e madhe si besnikëri, falënderim e mirënjohje.
Rikthehem te video si shkak i luftës politike. Të shpërndash mesazhin se Partia Demokratike ka marr fund, do të thotë se je djalli i zi i pluralizmit politik.
Të deklarosh këtë për forcën politike më të madhe në vend, është një lajthitje, të cilën nuk e artikulon as komunisti më radikal.
Drejtëpërsëdrejti ke ndezur gjakun e mbi 100 mijë antarëve aktivë të saj. Në atë aradhë ka qindra shkencëtarë, mijëra intelektual, studentë, fermer, biznesmenë, punëtorë, gjysma e shoqërisë pra. Se opozita më së pari është frymë. Të cënosh sentimente të tilla, nuk është kurajo e madhe, por dëshpërim absolut.
Ai po e kërkon përplasjen politike jo si sfidë, por si tymnajë për të fshehur dështimin në këtë periudhë dhe më tepër për të justifikuar krizën gjithëpërfshirëse që e pret vendin. Galopi asaj krize ndihet dhe është i frikshëm për gjithë shqiptarët tej bindjeve politike.
Asaj krize duhet t’i dalim para me çdo kapacitet krijues, inisiativa dhe kurajo.
Trupa e tillë reflektare më së shumti e sheh veten në opozitë me qeverinë.
Ky është rasti, kur thirrjen për luftë duhet ta shpërfillim dhe energjitë të fokusohen te ruajtja e jetës së popullit.
Beteja elektorale, midis të tjerave do varet edhe nga qëndrimi i sotëm.
Kemi heshtur, nuk jemi nënshtruar.

Të Lidhura

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025

23 Korrik, 2025

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com