InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bilanci i ri – 9 raste të reja me COVID, ku zgjerohet harta

18 Prill, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Bilanci i ri – 9 raste të reja me COVID, ku zgjerohet harta

Zgjerohet harta e prekurve me koronavirus në vend, me 9 raste pozitive në 24 orët e fundit duke e cuar ne total ne 548 numrin e te infektuarve. Bilanci i ri konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë në komunikimin ditor.

Shifrat

Mira Rakacolli, zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një deklaratë për mediat, u shpreh: “Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier. Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.  Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.  Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë”, shtoi ajo.

Harta

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier.

– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste

Apeli

“Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.  Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë.  Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar është e rëndësishme që qytetarët me durim të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.  Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, apeloi Rakacolli.

Të Lidhura

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025
SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025
E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku
Aktualitet

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku

26 Dhjetor, 2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius
Aktualitet

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

26 Dhjetor, 2025
Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?
Aktualitet

Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?

26 Dhjetor, 2025
Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin
Aktualitet

Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin

25 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit
Sport

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit

27 Dhjetor, 2025

Horoskopi për ditën e sotme 27 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme 27 dhjetor 2025

27 Dhjetor, 2025

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com