Në këto ditë të vështira për mbarë botën ku pandemia Covid-19, po gjunjëzon shtete dhe ekonomi të fuqishme duke krijuar probleme të mëdha si rezultat i masave të ndërmarra në kuadër të parandalimit, vecanërisht tek shtresat në nevojë që janë të ekspozuara nga mungesa e ushqimeve dhe medikamenteve të ndryshme shëndetësore.
Jemi mësuar tashmë me paradën e kllounëve të pushtetit, në nivel vendor, të cilët ofrojnë pamje me qese në duar duke mbështetur familje, por përtej kësaj propagande dhe shoë qëndron një neveritje e madhe ndaj këtyre drejtuesve, të cilët meritojnë pështirosjen e qytetarëve, pasi nuk bëjnë asgjë më shumë se sa tallen me këta familje.
Ka shumë biznesmenë që kanë ofruar mbështetjen e tyre konkrete për qindra familje në shqipëri, dhe asnjëherë nuk kanë dashur që ta bëjnë publike dhe as nuk u shkon në mendje të bëjnë shoë me ndihmat që ofrojnë.
Njëri nga këta, është i përhershmi Eduart Ndocaj, i cili në mënyrë të vazhdueshme jep kontribut real në ndihmë të qindra familjeve, duke ofruar, jo propagandë dhe shoë, por pako ushqimore të konsiderueshme.
Nuk është vetëm ky rast, pasi mjafton të shihni komentet e ndryshme që bëhen në adresë të “kaubojsit” ku qindra qytetarë shprehin falënderimin e tyre për ndihmën e marrë nga ish-deputeti, por ka dhe raste të tjera, ku qyetarë të ndryshëm i drejtohen z. Ndocaj për mbështetje gjatë gjithë kohës, duke dëshmuar se Eduarti është një njeri fisnik dhe mjaft human.
Ai është fjalëpak pasi gjithcka e bën për solidaritet njerëzor, dhe jo për shoë politik, e bën se e tillë është prejardhja e tij familjare, ku vlerat dhe virtytet njerëzore nuk përhapen me tellall, por vijnë natyrshëm dhe kanë shpirtin human në thelb të tyre.
Ish-deputeti Eduart Ndocaj, është një nga njerëzit e ndëruar të këtij kombi që në mënyrë të vazhdueshme, jep kontributin e tij ekonomik në mbështetje të nevojtarëve dhe familjeve të ndryshme që gjatë gjithë kohës i shkruajnë dhe mbajnë kontakte për nevoja të shumta ekonomike.
Në emër të familjeve të shumta që po ndihmohen nga ai, e falënderojmë Z. Eduart Ndocaj dhe familjen e tij që po u gjenden pranë shqiptarëve në këto ditë të vështira.