InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Duhen dënuar shkulësit e perdeve dhe jo viktimat e tyre!

17 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Duhen dënuar shkulësit e perdeve dhe jo viktimat e tyre!

Nga Elona CASLLI

Jeta private dhe publike janë dy botë të ndryshme në thelb. Respektimi i këtij ndryshimi është kushti që njeriu mund të jetojë si njeri i lirë; që perdja e cila ndan këto dy botë, është e paprekshme dhe shkulësit e perdeve janë kriminelë.


Kam thënë se përhapja e intimitetit të tjetrit, sa po bëhet zakon dhe rregull, na fut në një epokë, basti më i madh i së cilës, është mbijetesa ose zhdukja e individit.


Milan Kundera-Testamente të tradhtuara.


Vendosa ta filloja këtë artikull me këtë fragment të Milan Kunderës për të trajtuar një fenomen, që për fat të keq haset dendur në shoqërinë tonë.
Fenomeni në fjalë është as më pak e as më shumë, veçse një shëmti njerëzore.


Prej një muaji qarkullonte në rrjet një video intime e një gazetareje, ku kjo e fundit shfaqej në çaste intime me një burrë.


Sipas të dhënave, rezulton se në video shfaqet vetëm imazhi i gazetares dhe imazhi i burrit nuk shfaqet.


Për një “rastësi të mbrapshtë” na thuhet emri, mbiemri dhe profesioni i gruas dhe asgjë për burrin.


Kjo video rezulton e bllokuar tashmë, pasi gazetarja i është drejtuar gjykatës për shkelje privatësie.


Lind pyetja: Pse duhet të arrihej në bllokimin e videos, kur mund ta paraprinim mosshfaqjen e kësaj të fundit?!


Ka një perde që ndan jetën publike nga jeta private. Shkulësit e perdeve në këtë rast janë kriminelë.


Në rastin konkret shkulësit e perdeve janë të gjithë ata individë, që e kanë shpërndarë atë video.


Një video nuk mund të vetëshpërndahet pa mbështetjen e dorës së një njeriu. Duhet dora e një njeriu që ia dorëzon një njeriu tjetër, për të krijuar zinxhirin e shpërndarjes.


Dhe duket se hallkat e zinxhirit të shpërndarjes, kanë funksionuar mirë, për sa kohë kjo video është shpërndarë gjerësisht në rrjet.
Nëse një nga hallkat do ta kish braktisur misionin e shpërndarjes, kjo e fundit nuk do të kish qenë kaq e lehtë dhe kaq e gjerë.


Nëse dikush do të kishte vendosur që videon që mori në “what’s up” nga dikush tjetër, ta fshinte dhe të mos ta shpërndante , zinxhiri do të këputej dhe madje me shumë shembuj të tillë, as nuk do të ekzistonte si zinxhir.
Intimiteti i dikujt është zona e paprekshme e tij. Është perdja që ai vendos midis vetes dhe botës, ose më saktë është divorci që ai kryen me botën.


Të përdorësh intimitetin e dikujt për ta sulmuar këtë të fundit, është një gjë primitive dhe e shëmtuar.


Nuk e di kush është titullari i vajzës në fjalë, por kushdo qoftë, do të bënte mirë që përmes kësaj ngjarjeje, t’i jepte një leksion të mirë, të gjithë atyre që shkulin perdet e jetës personale.


Këtë leksion do ta jepte duke e mbështetur këtë vajzë dhe duke mos ndërmarrë asnjë masë kundër saj.


Nëse do të isha unë titullari i vajzës në fjalë, kisha për ta shoqëruar personalisht në zyrën e saj pranë kolegëve, për të dhënë mesazhin se duhet të dënohen shkulësit e perdeve dhe jo viktimat e tyre.


Post Scriptum- Kemi dy lloje morali pranë njëri-tjetrit; moralin që predikojmë, por kurrë nuk e zbatojmë dhe moralin që zbatojmë, por shumë rrallë e predikojmë.
Bertrand Russell

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com