InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Rast për t’u studiuar: Pse Portugalia nuk është goditur aq keq nga COVID-19? Në Spanjë po bëhet nami

15 Prill, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Rast për t’u studiuar: Pse Portugalia nuk është goditur aq keq nga COVID-19? Në Spanjë po bëhet nami

Më shumë kohë përgatitjeje dhe njerëzit që u binden masave të mbylljes kanë ndihmuar Portugalinë që të menaxhojë shpërthimin e koronavirusit.

Portugalia ka numër rastesh infeksioni COVID-19 dhe shkallë vdekshmërie shumë të ndryshme në krahasim me Spanjën fqinje, një nga vendet më të goditura ë Europë.

Pulmonologu Dr Filipe Froes, këshilltar i shefit të shëndetësisë Graça Freitas, tha se Portugalia kishte përfituar nga shembulli i Madridit për sa i përket përhapjes së virusit. Çka i ka dhënë vendit kohë për të përgatitur spitalet dhe për të rritur kapacitetin në njësitë e kujdesit intensiv.

“Kishim më shumë kohë për t’u përgatitur. Tre javë prapa Italisë dhe rreth një javë e gjysmë pas Spanjës, na dhanë kohë, ditë të çmuara, për t’u përgatitur. Mendoj se ndryshimi kryesor ishte edhe angazhimi i hershëm i mjekëve të kujdesit parësor”, i tha Dr. Froes “ Euroneëws”.

Portugalia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme më datë 18 mars, vetëm dy ditë pasi u raportua vdekja e parë COVID-19.

Në kohën e shkrimit, Portugalia ka konfirmuar 535 vdekje COVID-19, rreth 52 vetë për një milion të popullsisë.

Në Spanjë, më shumë se 18 000 kanë dekur nga sëmundja, pra 385 vdekje për një milion banorë. Shkalla e infeksionit të Madridit është gjithashtu sa dyfishi i Lisbonës.

Freitas, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Portugali, tha se 88 përqind e rasteve të konfirmuara të vendit po qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kërkojnë trajtim spitalor.

Një studim nga Universiteti Nova të Lisbonës tregon se riprodhimi i COVID-19 në Portugali ishte më i ulëti në Evropë gjatë 25 ditëve të para të epidemisë.

Dr. Froes beson se bindja e qytetarëve ka qenë thelbësore në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

“Shumica e aktiviteteve janë të mbyllura, siç janë shkollat ​​dhe aktivitetet tregtare, dhe shumica e njerëzve zakonisht ndjekin rregullat dhe ne zbatojmë rekomandimet e qeverisë”, tha ai.

Eduardo Cabrita, Ministri i Administratës së Brendshme të Portugalisë, tha se portugezët treguan frymë qytetare në përputhje me rregullat gjatë fundjavës së Pashkëve.

Të premten, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa propozoi zgjatjen e bllokimit kombëtar deri në 1 maj.

Por, pavarësisht nga shenjat premtuese, zyrtarët paralajmërojnë se mund të jetë ende herët për të vlerësuar reagimin e Portugalisë ndaj koronavirusit. Autoritetet kanë frikë se sëmundja mund të përhapet me shpejtësi nëpër shtëpi kujdesi siç ka në pjesët e tjera të Evropës.

Portugalia ka riatdhesuar rreth 4 000 qytetarë nga jashtë dhe u ka dhënë të drejta të shtetësisë emigrantëve dhe azilkërkuesve që kanë aplikuar për qëndrim në zhvillim. Masa kishte për qëllim të sigurojë më shumë njerëz në vend që të mund të kenë qasje në sigurimet shoqërore dhe kujdesin shëndetësor.

Të Lidhura

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it
Bota

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it

23 Dhjetor, 2025
Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025
Protestat masive në Sofje, dorëzohet qeveria e Bullgarisë
Bota

Protestat masive në Sofje, dorëzohet qeveria e Bullgarisë

3 Dhjetor, 2025
Ky është qyteti më i populluar i botës
Bota

Ky është qyteti më i populluar i botës

26 Nëntor, 2025
Shpërthen pas 12 mijë vitesh vullkani në Etiopi
Bota

Shpërthen pas 12 mijë vitesh vullkani në Etiopi

25 Nëntor, 2025
Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve
Bota

Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve

25 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin
Aktualitet

Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin

25 Dhjetor, 2025

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen
Aktualitet

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025

Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi
Lifestyle

Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi

25 Dhjetor, 2025

Urim për Krishtlindje nga familja Ndocaj
Aktualitet

Urim për Krishtlindje nga familja Ndocaj

24 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com