Lamtumirë mik!
Ai, në altarin e dijes!
Jo shumë larg por diku përmbi Drin në një xhep të Alpeve shqiptare në Berishë të Pukës me rrënjë nga gjeneza më e mirë shqiptare nga Murr dedi, ka lindur jetuar e punuar pinjolli i rracës së mirë shqiptare Zef Doçi.
Prosor Zefi njëri nga personalitetet e para të arsimit e diturisë pukjane në përcjelljen e shumë brezave, nuk mund të quhet thjesht arsimtar, edukator por tashmë Ai i ngjitur në altarin e dijes, ku me të drejtë brezat e thërrisnin profesor, pasi nga shkolla e tij kemi me qindra intelektualë kudo në Shqipëri e jashtë saj, Ai mësuesi më jetëgjatë në arsimin e Pukës.
Prosor Zef Doçi mbizotëroi në mbjelljen e kultivimin e dashurisē së njeriut për njeriun, duke konsideruar prindin e nxënësit si koleg në mbarëvajtjen e punës, duke konsideruar nxënësin e mirë si koleg të së ardhmes, e nxënësin e dobët e dobët si partner të domosdoshëm në rrugën e jetës.
Përveçse Ai, prosori i të gjithëve si njohës i shkëlqyer i historisë, i dashuruar me letërsinë e artin të cilin e bëri të afrueshëm e të dashur si për bashkëfshatarin, por i gjëndur këmbëkryq me elitën Pukjane por edhe më gjërë.
Përkushtimi e disponimi për familjen e të vetët, është hapje sipari, duke qëndruar shumë lart me karizmën e tij ndërmjet brezash për të ndikuar fort mes të vjetrës me modernen, me qëllim final ushyerjen e familjes së shenjtë si domosfoshmëri për shëndoshjen e shoqërisë tonë.
Pukjanët me mendimtarët e gojëtarët e tyre kanë pasuruar historinë e visaret e kombit me epikën legjendare, ndërsa mua më lind e drejta në kohë moderne të imagjinoj: Se bash në Berishë të Eper, të premten e kryqëzimit të Jezu Krishtit zanat(orët e malit) nisën vallëzimin për të marrë me vete e për ta shkëputur nga Tirana përfundimisht e për ta çuar në dheun e lehtë në ShnaVlash e për tu larguar përmbi Drin drejt Bjeshkëve të Namuna, aty ku do të pushonte edhe xhama.
Perëndimi i diellit përfundimisht për prosor Zefin tashmë vendimi ardhur nga Zoti, e ka vendosur në ditën e ngjalljes së Krishtit në jetën e pasosur e prehja e tij në paqe.
I dashur profesor Zefi unë si dhëndërr i juaji vendosa të mos shkruaj as të premten e kryqëzimit të Krishtit kur ti u ndave nga ne, as të shtunën e të dielën e ringjalljes, por sot nuk mund të lija pa thënë diçka për ju si pjesë e gjakut të familjes time, si prosor i dhjetra miqve e kolegëve të mi që Ju, ju keni dhëne dije.
Nuk mund të them se ike para kohe për ne të tjerët, por para kohe për familjarët, para kohe për djemtë e vajzat, shumë para kohe për Skenderin që e kishe gjithnjë pranë.
Do të jesh pranë nesh i kujtuar me dashuri njerëzore e si intelektuale, vertetë elitar e krenari e Dardanisë, sikurse do të përpiqemi të shërbejnë mirë këtej me qëllim që kur të vijmë tek Ju, të prehemi edhe ne në paqe.
Ti do mbetesh përjetësisht krenaria e miqësisë time dhe e secilit që të njohu nga afër.
Jam i sigurtë se po preheni në PARAJSË.
Zoti qoftë me familjarët e Tu!