Nga Andi VARROSI
E nisem me frazen: “Nuk i mbyllim kufijte. I kemi marre te gjitha masat ndaj virusit etj etj”. Tani kemi arritur tek fraza: “Rrezikojme mijera te vdekur. Do na grije si mish qeni. Sigurisht cdo fjali shoqerohet me fjalen lufte dhe video arkivolash”. Padyshim s’mund te le pa permendur togfjaleshin “mos na turperoni para syve te botes”.
Po bota, bota c’do thote?Por cfare ka ndodhur ne mes te ketyre dy frazave? Padyshim kane ndodhur mjaft ngjatje dhe jane marre mjaft masa. Por a jane keto masa te duhurat? A jane ato konstruktive, konsistente dhe te efektshme? Le te hedhim nje sy thjesht ne siperfaqe.*Nder masat qe eshte ndermarre ka qene ndryshimi i fashave te orarit te levizjes disa here. E cfare solli si mase?
Thjesht ngjeshjen e njerezve neper markete e tregje. E diela pushim po ashtu sjell shume probleme te ngjashme. Kush do ishte zgjidhja? E thjeshte fare: 24 ore hapur marketet dhe farmacite. Keshtu shmang radhet.*Nje tjeter mase ishte ndalimi i qarkullimit te mjeteve ne rruge. Nderkohe kjo mase patjeter solli me shume njerez ne rruge. Ku ka me shume mundesi te marresh virus: ne rruge apo ne makinen tende? Padyshim ne rruge. Sot kjo mase eshte lehtesuar dhe Tirana ka aq shume makina ne qarkullim, saqe hera heres krijohet edhe trafik.
Pra njerezit qarkullojne, mjetet po ashtu, ndersa bizneset e vogla jane mbyllur. Cfare po parandalojme? Perderisa kontaminimi eshte rrezik real ne cdo ambjent, nuk po parandalojme asgje.*Masa qe ka renduar me shume ekonomine eshte mbyllja e mbi 90% te bizneseve kryesisht te vogla, ndersa fabrikat e prodhimit fason punojne lirshem. Nese fabrikat punojne, madje ne kushte aspak higjenike dhe ne poste pune 50 cm larg njeri-tjetrit, pse nuk mund te punoje nje butik apo nje dyqan tjeter i specializuar ne nje sherbim te caktuar?
Ne nje fabrike punojne deri ne 1000 veta ne dite, ndersa mje dyqan 1000 veta nuk i pret gjithe vitit. Kush rrezikon me shume? Pse po ja bejme kete biznesit te vogel. Zgjidhja eshte e thjeshte fare. Duhet te hapen te gjitha bizneset me perjashtim te: qendrave tregtare, lokaleve dhe pube, bilardove dhe palestrave e komplekseve sportive. Cdo gje tjeter duhet te jete hapur, persa kohe fasonerite jane hapur.
Ose te punojne te gjithe ose te mbyllen te gjithe. Standardet e dyfishta as nuk mbrojne nga virusi as nuk i sherbejne dikujt.
Madje nje gje akoma me e rende qe ka ndodhur ditet e fundit, eshte se disa fasoneri kane punuar deri ne oren 15:30, padyshim me dijenine dhe aprovimin e shtetit. Thjesht dobesojne ekonomine dhe thellojne gap-in mes te pasurve dhe te varferve.
*Nje tjeter mase totalisht e paefektshme ishte edhe aplikimi per leje dalje ne e-albania.
Portali ne shumicen e kohes nuk punon, nderkohe qe ka dhe shume te tjere qe nuk dine ta perdorin. Perfundimi: nje nisem qe nuk sherbeu per asgje.
*Po ne aspektin social cfare po behet? Asgje nuk po behet. Ah, po, ne fakt po behet show duke shperndare 2 qese me ushqime dhe duke i nxjerre 4 here ne TV. Nderkohe qe shtresat nr nevoje kane nevoja ekzistenciale, kryeministri del dhe thote se ne lufte njerezit kane mbijetuar dhe 3 jave pa ngrene. Ne lufte kunder kujt? Retorika e KM tregon qe jemi ne lufte, por masat e marra tregojne qe po bejme show
.*Mesimi online eshte nje tjeter cudi alla-shqiptare. Mesimi eshte nderprere me shume te drejte, por a eshte efektiv mesimi online? Padyshim qe eshte nje menyre per te mbajtur nxenesit dhe studentet ne kontakt me librat, por kurrsesi nuk mund te merret as si baze vleresimi e as si baze edukimi. Arsyeja eshte e thjeshte: ne nuk e kemi infrastrukturen dhe eksperiencen e nevojshme per te bere mesim online.
Ne nuk jemi Suedia. Ne shume zona nuk ka vale interneti, shume familje nuk kane buke te hane e jo te kene lek per internet. Per me teper qe mesimi online i detyruar shkakton stres tek femijet, sidomos ne keto kohe qe ata jane mbyllur. Ndaj qe mesimi online nuk duhet marre i mireqene se eshte kryer dhe kur shkollat te rifillojne aktivitetin, duhet te nisin ne ato tema qe e kane lene mesimin. Asnje problem s’ do kete nese procesi mesimor vijon deri ne fund te korrikut. Me mire deri ne korrik, sesa te kemi deficenca ne formimin e nxenesve dhe studenteve.
*Dua ti kthehem edhe njehere retorikes se KM dhe dua ta lidh kete retorike me masat e marra ne aspektin e ruajtjes se jetes se mjekeve dhe te qytetareve. Tashme jemi mesuar me fjalen “lufte”, me arkivolat dhe me togefjaleshin “do na grije si mish qeni e do vdesin me mijera”.
Keto fjale do ishin te tepruara edhe nese ne do ishim ne nje situate me keq se Italia e Spanja. Jane fjale qe nxisin frike, panik dhe pesimizem tek qytetaret. Mos harrojme se per nje fjale goje qe u cilesua panik, kane perfunduar pas hekurave gazetare te caktuar ne nentor.
Po nese do ishim vertet kaq te rrezikuar dhe nese do ishim ne nje lufte kaq te eger, pse gjuajme vetem 100 fisheke ne dite (numri i testimeve ditore)? Nese rrezikojme te humbasim me mijera pse jane bere vetem dicka me shume se 2000 teste? Atehere ketu jemi perballe dy fakteve kontraverse: ose Rama po ben show kur thote qe jemi ne lufte, ose ne jemi ne lufte por nuk kemi mjetet e duhura per te luftuar. Ne fakt mendoj se jemi ne te dy situatat njekohesisht.
Ne qartazi nuk kemi kapacitetet e nevojshme per te perballuar nje pandemi, e cila fatmiresisht deri tani eshte treguar zemergjere me ne, pasi nuk jemi nga vendet me te goditura. Po Rama pse po perdor ate lloj gjuhe qe te kall daten. Per dy arsye thelbesore: 1- Kur kjo “lufte” te mbroje me deme minimale ai do ngrihet dhe do thote: “ja une ju shpetova”; 2- dhuna dhe frika jane instrumenti i vetem qe ka ne dore nje KM qe tashme ka humbur respektin dhe mbeshtetjen ne popull.
*Tjeter gje qe te vret syrin dhe te ngacmon kuriozitetin eshte prania e ushtrise neper rruge. Po pse duhet ushtria me mitraloze dhe blinda ne rruge kur armiku eshte i padukshem? Ne fakt nxjerrja e ushtrise ne rruge eshte nje tjeter mjet i forte per te disiplinuar njerezit. Jo sot, por kur te vije momenti qe shume do thyejne karantinen nga veshtiresite ekonomike apo shume te tjere do tentojne te thyejne biznese e shtepi. Luga bosh gjithmone con ne veprime ekstreme.
Ne te gjitha keto masa qe permenda e ne shume te tjera qe jane marre e do merren ka nje te perbashket: asnjera nuk eshte efektive. Per me teper nuk gjenden dot dy masa qe te jene konsistente me njera tjetren. Te gjithe keto masa tregojne qe Rames i intereson vetem nje gje: mbajtja e pushtetit. Jetet njerezore jane thjesht material politik per te. Fundja nuk eshte here e pare qe behet politike me te vdekurit.
Ndaj, duke pare keto fakte e opinione, mund te themi dicka me siguri: LUFTA E RAMES ME ARMIKUN E PADUKSHEM SI LUFTA E DON KISHOTIT ME MULLINJTE E ERES.