InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

IMPRESIONUESE/ Mësuesja laçjane “pushton” auditoret e Cambridge dhe Denver Colorado, “rrëmben” çertifikatat e rëndësishme dhe ndërkombëtarizohet në mësimdhënien e anglishtes!

7 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione, Të ndryshme
A A
Një gjë është e sigurtë!Popujt e fuqishëm nuk do të dobësohen as pas gjithë kësaj lufte!

Të gjithë e njohin! Zyshë Elona është bija dhe nusja laçjane e cila u mësoi anglishten qindra nxënësve të Kurbinit e më gjërë!

Ajo vjen nga një familje e thjeshtë dhe ka bërë krenar një Kurbin të tërë!!!Mësoi dhe u dhuroi kurse falas jetimëve me rastin e 10 vjetorit të qendrës. Sa breza dolën prej saj dhe sot nga ajo klasa e thjeshtë disa prej tyre ndjekin auditore në Amerike, Angli e me gjërë.

Sot numëron nxënës të kombësive te ndryshme, deri tek ato të kontinenteve te tjera.Nuk di të ndalet dhe kjo jo se është e etur për sukses e para, por se gjithçka ajo di dhe ka, do ta ndajë me të gjithë.

Një grua me virtyte e vlera të larta njerëzore të cilën e kemi vlerësuar shumë pak për gjithçka ka dhënë! Nuk ka shtëpi luksi, rroba të shtrenjta, as tituj e “karrige” të pa merituar. Zyshë Elona ka shumë, ka një familje të mrekullueshme dhe respektin e mirënjohjen e një Kurbini të tërë.

Në periudhë të vështirë shpirtërore për familjen e saj, kur fatkeqësitë të zënë derën dhe shpirtin, me forcën e pashtershme, i’a doli të specializohet dhe çertifikohet si mësuese ndërkombëtare e gjuhës angleze nga “Bridge Education Group” në Denver Colorado, me çertifikatën “Master Certification”, në dhënie mësim të gjuhës angleze në 5 elementë:-Basic English (mësim bazë)-Educator English (mësim edukues)-Grammar Advisor (mësues gramatike)-Teaching English Business (të mësuarit anglisht biznesi)-Teaching English for young learners (të mësuarit e nxënësve të rinj në të gjithë botën)!

Një bravo e madhe, një nder i madh!

Kurbini nuk e vlerëson vetëm për njohuritë e saj, për të cilat asnjëherë nuk thotë di mjaftueshëm, por gjithmonë është në kërkim të njohurive dhe eksperiencave të reja. Kurbini e vlerëson për vullnetin, energjinë e pa shtershme, mirësinë, thjeshtësinë dhe dashamirësinë e saj!!

7 marset dhe jo vetëm, janë shumë të veçanta për zyshë Elonën! Qindra nxënës e urojnë si me anë të sms-ve dhe telefonatave, ashtu edhe me buqeta lulesh e letra falenderimi nga thellësia e zemrës.Sa shumë kënaqet zyshë Elona dhe thotë gjithmonë: “Më vjen mirë që nuk më shkoi mundi dëm”!Sot e zgjedhur nga Cambridge University, ndjek auditorët e mësuesve të anglishtes në Itali!

Numëron me dhjetra çertifikata pjesmarrjeje dhe vlerësimi!Kjo nuk është e gjitha, pasi çertifikohet nga Cambridge University in Italy si “Private English Teacher” (mësuese private e anglishtes), ku për shkak të situatës së krijuar nga Covid19, ndjek të gjithë seminaret “online” duke u çertifikuar me një sërë çertifikatash si:“Participant in seminar” organizuar nga Cambridge University in Italy në Civittanova! Çertefikatat janë në faqen e saj të “facebook” ku nuk kanë nguruar ta përgëzojnë dhe urojnë 10-ra komentues!

E dini çfarë më bën përshtypje tek zyshë Elona?!Kur kërkojnë ta intervistojnë reagon me atë thjeshtësinë e saj!-Nuk kam bërë asgjë heroike, thjesht kam punuar fort, me shpirt drejt ëndrrave të mia. Kam dashur që nga unë brezat të mësojnë të jenë qytetarë anglishtfolës dhe sot jamshumë krenare për shumë prej tyre!

Por, Shqipëria po i humb njerëzit e tillë! Njerëzit që kanë kontribuar e investuar për vite po kërkojnë mundësi të reja jashtë këtij vendi i cili ofron shumë pak dhe nuk të jep motive për të vazhduar!

Elona Jushi Pasha do të mbetesh krenari Kurbinase pavarësisht sa larg do të shkosh! (E. D/InfoPressAlbania)

Të Lidhura

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

TË FUNDIT

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com