InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Liria ime dhe një nënë e vetëflijuar!

5 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Liria ime dhe një nënë e vetëflijuar!

Nga Gentiana Maçi

Ajo nëna e re nga Berati, që jetën sot ja dorëzoi pamundësisë. Apeli im brishtë, në mungesë të një revolte të madhe…

Liria nuk kushton një kafshatë bukë! Në ditët që jetën po e bajmë në një hapësirë me ndërthyerje kufijsh, dikush me pak metra e dikush me më shumë, kupton realisht se liria si koncept është kusht i domosdoshëm (për sine qua non) t’u ndjerë gjallë.

Ka dhe nga ata, të cilët kanë “pafundësi” metrash e shtëpia e tyre është qielli dhe toka. Pa ironi, mendoj se këta janë të privilegjuarit e kohës së vështirë. Të paktën, hedhin më tepër hapa nga ne. Mos të harrojmë, janë edhe të tjerë nëpër çadra.

E kur qielli zemërohet e lëshon shi dhe erë, atyre ju qëndron thjesht një plasmas dhe strukja gjokseve të njëri- tjetrit. Secili nga ne, sot dyshon në vetvete për psikopatinë pa qeder aty brenda mureve.

Nuk nënkuptoj çmendurinë jo, por efektet iluzive a reale të izolimit. Ata, atje nën qiell mendojnë veç për kafshatën e bukës. Kjo është dhimbja ime.Këtë po mendoja teksa shtija çajin në filxhan.

Dhimbje njerëzore, jo deklaratë klishe.Askush nuk ka shkuar me qese e fotografë… Askush nuk i ka vizituar për shëndetin, teksa tamburet qeveritare lëshojnë tanket e ushtrisë për të goditur në gjoks… virusin. Kjo paradë rambosh e kamerash, si një kujtesë…

Për të shterr’ shpresën, për t’na thënë pareshtur që liria jonë qëndron lëkundshëm.Jetojmë në dy botë paralele, të frikshme realisht e në disa botë të tjera, mahnitëse dhe tmerruese virtuale.

Sëmundja dhe varfëria janë dy rrugët paralele që dhashtë Zoti mos u puqshin kurrë në asnjë pikë. A duhet të ishim sot pak më të mirë sesa jemi? Po ! A mund të ishim sot pak më të qetë sesa jemi?

Po!A mund të ishin ata nën plasmase apo mure gjysëm tullash me më tepër shpresë sesa janë? Po!Sot të gjithë mund të ishim diçka më human sesa faktikisht jemi! Të gjithë do mund të kishim më shumë forcë e shpresë për të pritur të nesërmen pa ngashërime, sigurisht pa utopi.

Sot, aq më tepër në shtetin e ashtu quajtur social-ist, çdo gjë duhej të ishte ndryshe. Sot ja kuptojmë jetën zogut në kafaz, kafshëve argëtuese të kopshtit zoologjik (te kjo e fundit që dua të shkoj, si fëmijë, dua).

Njeriu, kjo qënie e çuditshme, plot komplekse, e turbullt.Shpendi që fluturon dhe poshtë mizantropi njeri, i cili kërkon ta vrasë për t’u gajasur a për ta shqyer në pjatë floriri!?Arsyetimi i krismës? Gjahtari ka hobi shënjestrat.Ja ku ndihemi vetë të shënjestruar e të pazotë për kundërveprim.

Po, po! Njëjtë si neve, që njeriu që kemi mbi krye, më shumë na kanos sesa na ndihmon të mundim të keqen e padukshme, por të pranuar. Ditët na peshojnë sa gjithë jeta.

Jeta më pak sesa liria. Sot vendosi të lëri botën një nënë pa kafshatë, dhe fëmijët do jenë veç me sytë nga liria e qiellit.Me sytë nga hyji …A mjafton për rritjen dhe edukimin e tyre?

Ndaj dhimbem deri në kockë…

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com