Ka ndërruar jetë para pak çastesh në spitalin Infektiv të QSUT-së, trajneri i boksit Skënder Kurti. Ai trajtohej pres disa javësh në këtë spital nga koronavirusi dhe ndodhej në gjendje të rëndë.
Përpara një jave Kurti pësoi vdekje klinike dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar në reanimacion. Ende ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një njoftim zyrtar duke u ndalur deri tani në 20 viktima.