Është ndarë nga jeta mjeshtri i humorit shkodran Gëzim Kruja. Lajmi konfirmohet për Faxweb.al nga burime të afërta me familjen Kruja, të cilët shprehen se mjeshtri i humorit prej disa kohësh vuante nga probleme shëndetësore.
Dalja e fundit e Krujës ishte dhjetori i vitit të kaluar, kur kishte dhe 80-vjetorin e tij, ndërsa preku zemrat e të gjithëve me gjendjen e tij të shkaktuar nga sëmundja e ikutsit, e cila shfaqet me probleme të trurit.
Kruja karrieren humoristike e ka nisur qe ne moshen 13-vjeçare. Fillimet me Estraden amatore nisin qe ne kohen kur ishte ushtar me 1958. Me pas vazhdon aktivizimin ne vitin 1960 me Estraden profesioniste te Shkodres. Gezim Kruja ka mbaruar ne vitin 1979 Institutin e Larte Pedagogjik, dega e Gjuhes dhe Letersise ne Shkoder.
Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologe gazmor. Ka interpretuar mbi nje mije role ne skeçe te ndryshme dhe ka 52 vite qe ushtron profesionin e humoristit.
Ne vitin 2004 ka marre titullin “Krenaria e Qytetit”. Ne vitin 2005 merr titullin “Naim Frasheri i Arte” dhe ne vitin 2010 titullin “Mjeshter i Madh”.