InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Hajdutëria, virusi më i rrezikshëm!

1 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Hajdutëria, virusi më i rrezikshëm!

Nga Bujar VRETO

Pandemia, shton numrin e hajdutëve në radhët e rilindjes, zot na ruaj, i madh e vogël nga të ngarkuarit me punë ” kush të grabisë më shumë”.
Dua të ndajë me ju shqetësimet e shumta që më vinë në inboks, whatssap, viber, mesazhe si dhe bisedat në telefon. Banorët, denoncojnë realitetin e hidhur nga manipulatorët e dërguar, të shtirur, si bamirës, por në fakt vetëm vjedhin dhe realizojnë detyrën që dinë të bëjnë më mirë, manipulimin e opinionit publik me propagandë boshe.


Unë në faqen time dhe të PD-së, Dega Librazhd, do hedh disa materiale denoncuese, por të korrektuara duke pamundësuar identifikimin e dërguesve, sepse hakmarrja e hajdutëve nuk njeh kufi, se për moral dhe në kohën më të vështirë që jemi nuk kanë.


Shqetësimet janë të shumta, por përqindja më e madhe anatemon si ndahen ndihmat, si selektohen familjet, këta janë tonët e ata të tyre, si pjesa më e madhe shkojnë në dorë të tregtarëve, nga njëra anë ndihmojnë nga ana tjetër ortakërohen me çibanët e pushtetit dhe i marrin. (dua të theksoj se ka dhe tregtar që bamirësinĕ e bëjnë për shpirtin e tyre dhe nuk bëjnë kompromis për djersën me hajnat por kërkojnë me çdo çmim të shkojë tek nevojtarët).


Banorët tregojnë se sa të paturpshëm janë kur vinë të sjellin dy kg vaj, dy kg sheqer, pesë pako makarona, tre kg oriz e ndonjë letër i juaji Taulant, me pompozitet 20 makina e 10 fotoreporter, disa me celular a thua se këta po bëjnë namin dhe në darkë faqe e portale plot me gënjeshtra u ndanë kaq ndihma në filan fshat e kaq në filan lagje. Në fakt kanë ndarë vetëm propagandën se mesia në tokë është i juaji …. dhe kanë harxhuar me qindra litra karburant, kuptohet nga taksat tona.


Djemtë e Librazhdit, denoncojnë se kanë mbetur rrugëve të shteteve Europiane, flenë në stacione treni, janë pa lek, janë në të ftohtë, janë pa larë, janë në mëshir të fatit. Personeli ambasadave tona nuk ju përgjigjet sepse ju ka zënë sytë luksi, naltmadhënia jonë i mashtroi se do ju marrë Lasgushi e më pas Migjeni por dhe kjo ishte mjë fllusk sapuni si gjithë të tjerat. Në fakt morën disa militantë që mbase dhe i kishin dërguar vetë për punët e tyre të pista dhe fitimprurëse dhe nuk begenisën hallexhinjtë që s’pyet askush për ta.


Nje banor denoncon se Komiteti ekzekutiv me vartësit e tij, janë të interesuar që sa më shpejt, të hapen rrugët dhe të shkatërrohen nga motorseka pyjet dhe kjo pa dijeni të fshatarëve ne Polis, se për moratorium nuk pyesin këta por as për Covid-19.


Të tjerët denoncojnë se si pronari i padukshëm në fasonerin e togzit na thërret në punë pa pyetur për vendimin e qeverisë, sepse qeveria thotë jam vetë dhe rreth 200 veta shkojmë në punë nga ora 5 e mengjezit deri në 13 të mesditës, pa asnjë siguri dhe në këmbë, grumbuj, grumbuj. A thua se vetëm në autobuz na kap korona ? Po ne punishte që jemi më afër, pra ngjitur … ? Denoncimet vazhdojnë edhe për një punishte tjetër që “mullaomari” e quan fabrikë që prodhon pjesë këmbimi benzi. Në fakt bëhen veshje timonash. Sipas denoncuesve, pa asnjë kusht, i marrin punëtorët gjasme në provë, i mbajnë tre muaj dhe i përzënë,. Shfrytëzimi i tyre është barbar, pa mjete mbrojtëse dhe trajtim pa qumësht për shkak të ndotjeve kimike.


Nuk mjafton vetëm pandemia dhe pamundësia e shumë familjeve për tu ushqyer, por vazhdon hakmarrja duke i hequr edhe nga skema e ndihmës ekonomike me motive banale.


Udhëheqësit e turpit kanë kthyer përsëri policinë në shërbim të tyre, duke terrorizuar njerzit e papërkrahur me anë të lejeve të liridaljes dhe duke favorizuar hajdutët, që lëvizin në këmbë apo me makina, dhe në emër të popullit po bëjnë kërdinë, gjasme hapin rrugë në zonat rurale dhe me mijëra litra naftë marrin cdo ditë, se ku shkon, kuptohet. Nuk rregullojnë rrugën nacionale në fshatin Rrapun qe po bëhet e pakalueshme dhe rrezikon disa shtëpi, rrugën në Balza qe është shembur pothuajse 70% një segment i shkurter, por për këtë të fundit kam bindjen, se do e bëjë nenprefekti ri meqënë se është banor i zonës dhe jeton aty (shpresojmë).


Pensionistët e shkretë robtohen nga pamundësia se pensionet e vogël su dalin as për ilaçe jp më për bukë. Tani i gjati, që tallet me ta, jua ka shpifur me një platformë online, medemek të marrin leje. Po ku kanë mundësi ata të aplikojnë? Një pjesë nuk dinë, disa skanë iternet, të tjerët skanë aparat që mundēsojnë aplikimet dhe përfundimisht, vetëm shpirti i tyre e di ç’heqin! Disa prej tyre kanë mbetur vetëm pasi fëmijët janë me çanta në krah rrugëve të vendeve të tjera dhe më dërgojnë sms mua, se nuk mund të sjellin dot medikamentet, pasi nuk pajisen dot me leje nga pashallarët e kuq, të dërgojnë ndonjë të afërm në doganë ti marrin. EHHHH sa keq! se shfrytëzohen deri në palcë për tu marrë votën në emër të patriotizmit dhe pastaj, shqelmin, se nuk hyjnë më në punë dhe pas katër vjetësh, prap një shall pionieri në qaf dhe votat në thes.


Duke qënë mjeshtra të hipokrizisë dhe hileqar në gjithë verimtarinë e tyre, sekti rilindas ka rifilluar mashtrimin e madh me mercenarët e punësuar në institucione, por kur i duhen mullaomarit i mobilizon i kthen në detyrë, i vendos në shërbim të tij. Dhe e dini ç’bëjnë këta të përdorur, por krenar, se kanë vite që marrin rrogat kot? Trokasin në çdo familje me motivin se i juaji … do ju sjellë ndihma, por duam nr celularit? Sa veta jeni? Sa janë mbi moshën 18 vjeç? A keni në shkollë të lart dhe ku? Akeni emigrantë apo migrantë dhe ku? E turpshme, se dhe në kohë pandemie, makutët mendojnë për zgjedhjet se ndihmat apo ndonjë thes mielli do jua sjellin vetëm kur, të jetë data e votimit.


Faktet janë kokëforta, por të jenë të bindur, se do i vjellin një ditë..
Banorë, ruani veten dhe lutuni në zot..


Kryetari i PD
Bujar Vreto
31-03-2020

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com