InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Detyrën e shtetit nuk e kryen fëmija, Anila Basha

31 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Detyrën e shtetit nuk e kryen fëmija, Anila Basha

Nga Elona CASLLI

Pasi u përballa me një status të shkruar nga zonja Basha, e kam të pashmangshme mos të shkruaj dy fjalë.
Unë nuk jam gazetare dhe në ndryshim nga ju, gazetarinë nuk e kam profesion me të cilin fitoj të ardhurat e mia, por kam menduar gjithmonë se gazetaria e mirëfilltë është ajo gazetari, që ndërton një marrëdhënie të ndershme me ngjarjen.
Nëse gazetari ndërton një marrëdhënie të ndershme me ngjarjen, atëherë edhe fjala që e përcjell këtë të fundit është në harmoni të plotë me të vërtetën.
Në statusin tuaj, keni trajtuar çështjen e dy qytetareve shqiptare që kanë një marrëdhënie të caktuar me shtetin shqiptar.
Në statusin tuaj, dy gratë e moshuara, nuk i trajtoni si qytetare të mirëfillta dhe me të drejta të mohura në shtetin shqiptar, por i trajtoni si nëna të braktisura.
Këtu qëndron pandershmëria juaj në raport me ngjarjen.
Megjithatë, ju ftoj t’i bëjmë një analizë rasteve në fjalë;
Rasti i parë i gruas së moshuar në Vlorë.
Në këtë rast, keni shkelur çdo kod etike, duke i bërë një përshkrim të orendive që zonja kish në shtëpi.
Keni filluar me kolltukët, pastaj keni vazhduar me pllakat e bardha, për të na bindur se kjo zonjë nuk është në vështirësi ekonomike, për sa kohë i ka këto të fundit.
Pyetje- Si e imagjinoni vështirësinë ekonomike ju zonja Basha?!
Imagjinoni një njeri që jeton në çadër, mbi beton dhe nuk ka as dush për t’u larë dhe as sobë për të gatuar.
Nëse e imagjinoni kështu, atëherë jeni gabim.
Pllakat e bardha, divanet, frigoriferi apo kolltukët nuk tregojnë mirëqënie zonja Basha.
Në rast se keni këtë njësi matëse për mirëqënien e një njeriu, atëherë me keqardhje ju pohoj se jeni mijëra vite larg botës së qytetëruar.
Në rastin e zonjës nga Vlora, nuk mjaftoheni vetëm me funksionon e zyrës së përmbarimit, por bëni edhe rolin e punonjëses sociale, duke gjykuar marrëdhënien që kjo zonjë ka ndërtuar me fëmijët e saj.
Ndiheni e habitur për faktin, se fëmijët e saj nuk i gjenden pranë.
Zonja Basha duhet të dini se marrëdhëniet që qytetari ngre me shtetin e tij, i ngre në radhë të parë si individ.
Shteti ka të njëjtat detyrime si ndaj një njeriu martuar si ndaj një njeriu të pamartuar.
Zonja në fjalë kërkonte të merrte pensionin e saj.
Falë nismës së Kryeministrit tuaj, zonja Basha, çdo pensionist është i ndaluar të dalë.
Edhe nëse do të dalë duhet të bëjë ”aplikimin online”.
Duke mos qenë e familjarizuar me teknologjinë, zonja në fjalë ishte e revoltuar dhe kishte thyer me të drejtë karantinën, pasi nuk arrinte të tërhiqte pensionin e saj.
Ju përdorni kartën e fëmijëve si argument.
Unë po ju përcjell një kundërargument.
Po sikur zonja në fjalë, të mos kish fëmijë?!
Le të hamendësojmë për një çast se zonja në fjalë nuk është e martuar.
Tek e fundit beqaria nuk është krim dhe nuk dënohet me ligj, me ç’ di unë.
Në këtë rast ku do ta shkarkonit detyrimin e shtetit zonja Basha?!
Me siguri, do të bënit artikull për fqinjët e zonjës në fjalë, duke thënë se ata duhet ta ndihmojnë.
Mjafton të shkarkohet Rilindja nga përgjegjësitë. Pak rëndësi ka, se ku depozitohen këto të fundit.
Karta e fëmijëve që përdorni ju, është e gabuar edhe për një arsye tjetër.
Një individ që ka punuar një jetë të tërë dhe që i ka paguar taksa shtetit, meriton të shpërblehet denjësisht në moshën e pensionit dhe të jetë i vetëmjaftueshëm me të ardhurat, pa pasur nevojë të shtrijë dorën tek fëmija e tij.
Kjo ndodh në botën e qytetëruar zonja Basha.
Pra, në çdo rast karta e fëmijës që ju përdorni është një alibi e dobët, për të shkarkuar përgjegjësinë nga shteti tek fëmija.
Le të hidhemi në rastin e dytë.
Rasti i dytë, ka të bëjë me një zonjë nga Tirana banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri juaj, zonja Basha ka pohuar se banorët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti, do të qëndrojnë në shtëpi me qira.
Bonusi i qirasë do të sigurohet nga shteti.
Zonjës në fjalë i është ndërprerë ky bonus për dy muaj.
Zonja pohon se në tetëdhjetë vite jetë, nuk ka teokitur kurrë në dyert e shtetit. Kjo është hera e parë për të.
Edhe kjo zonjë, në pamundësi për t’u lidhur me Kryeministrin tuaj, përmes teknologjisë, ka thyer karantinën dhe ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Edhe në këtë rast, keni përdorur kartën e fëmijëve, zonja Basha.
Pyetje- Fëmijët e zonjës në fjalë pse duhet të shlyejnë detyrimin e shtetit shqiptar?!
I rikthehemi hamendësimit të parë. Po sikur zonja në fjalë, mos të ishte e martuar?!
Ç’ alibi do të përdornit zonja Basha për të përligjur papërgjegjshmërinë e shtetit shqiptar?!
Me siguri atë të fqinjëve.
Zonja Basha, para se të gjykoni marrëdhëniet që një fëmijë ndërton me prindin, gjykoni marrëdhënien që Rilindja krijon me qytetarin.
Post Scriptum- Zonjat në fjalë janë fillimisht qytetare me të drejta të mohuara.
Elona Caslli

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025

10 Korrik, 2025

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com