InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rinia përballë indoktrinimit dhe realitetit social

29 Mars, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Rinia përballë indoktrinimit dhe realitetit social

Nga Skender Doçi


Po të flasim për ndërrimin e sistemit, koha që na ka marrë është një priudhë dy-vjeçare (1990-1991), ndërsa tranzicioni politik dhe social, vazhdon edhe sot, e me sa duket do të zgjasë edhe për disa vite.
Do Zoti, quhet i kaluar, në kohën kur vitet e demokracisë të barazohen me vitet e diktaturës, përsa i përket kohë-shtrirjes.
Për ta shkurtuar këtë kohë, ose për të mos lejuar tej-zgjatjen e saj, misionare e parë duhet të jetë rinia. Nuk duhet të harrojmë, se kur ti je në kulmin e moshës për vete, i tillë je edhe për vendin tënd. Ajo që të dallon nga moshat më të mëdha është se, ti ke energji dhe kohë të mjaftueshme të punosh për të ardhmen tënde, njëkohësisht edhe për të ardhmen e fëmijëve të tu, pra je i motivuar dy herë.
Do përpiqem të shtjelloj dy nga faktorët që e vonojnë, ose më mirë e privojnë rininë nga kjo mundësi e artë, si në aspektin individual, ashtu dhe në atë kombëtar.
Rinia si çdo grup tjetër social është pjellë dhe njëkohësisht pjesë e shoqërisë ku jeton, në të mirë dhe në të keq, por në qoftë se ka shpresa për ndryshime, duhet t‘i bëjë ajo, si në aspektin personal, familjar ashtu edhe atë shoqëror.
Problemi i parë, që e kërcënon seriozisht rininë tonë dhe ka hedhur goxha rrënjë, si një kancer me metastaza të pandalshme, është indoktrinimi fetar dhe ai politikë.
Unë personalisht mendoj se, kur i ke bërë laitmotiv kryesor, të krijojnë një çoroditje, asfiksim të energjive dhe mundësive të moshës.
E kalon rininë në një ëndërr hiç të mirë, dhe kur të zgjohesh nga kjo ëndërr, nëse ndodh ndonjëherë, gjendesh para një realiteti të padëshirueshëm, shpjegimin e të cilit e lidh prapë me atë ëndërr, vasal shpirtëror i së cilës ngelesh për gjithë jetën tënde.
Nëse do përdorja një fjalë shqiptar-çe, rinia dhe pastaj një pjesë jo e vogël e jotja gjatë gjithë jetës tënde ka ikur për “lesh”.
Ndalemi pak, në kuptimin e termave:
Doktrinë – afërsisht do të thotë – filozofi, tërësia e parimeve dhe rregullave mbi të cilat mbështetet një teori shkencore, fetare, filozofike, – gjithmonë bëhet fjalë për aspektet teorike mbi të cilat mbështetet ajo, dhe botëkuptimin që krijon tek njeriu, i cili beson dhe e përqafon atë. Secila nga doktrinat ka përfaqësuesit e vet të cilët e kanë krijuar atë në një kohë dhe rrethana të caktuar.

Indoktrinim, – është fjala për, atë që pranon dhe mbron një doktrinë të caktuar me tepri, kokëfortësi, arrogancë edhe kur ajo ka dalë jashtë kohe, ose është provuar si e gabuar.

Vazhdon ta ndjekë e ta mbrojë me këmbëngulje përkundra logjikës normale, realitetit të kohës, me saktë e beson në mënyrë “qorre”.

Indoktrinimi fetarë, – është besimi tej mase, që ti ke në një fe të caktuar, mbi parimet e së cilës ti ndërton mendimin, sjelljen dhe shpjegimin e pothuajse të çdo fenomeni dhe dukurie personale, shoqërore, shkencore, dhe natyrore. Në të njëjtën kohë, mënyra e të menduarit tënd nuk ka hapësirë për asnjë filozofi, shpjegim apo arsyetim tjetër, ndryshe nga kjo.

E njëjta logjikë funksionon edhe për indoktrinimin politik.
Ky lloj indoktrinimi tek individi përcillet kryesisht nëpërmes dy rrugëve.
E para, vjen si një vazhdim i traditës familjare, ku ti ke rënë nën ndikimin e saj që në fëmijërinë e hershme, ose vetë familja ta ka kultivuar si vlerë, traditë, si shpjegim të fenomeneve, ose si një botëkuptim dhe pjesë të identitetit ku ti duhet të mbështetësh fort, dhe gjithçka në jetën tënde është e realizuar, …etj.
Metoda tjetër është, kur familja nuk e ka të mbartur, por ti ke rënë në kontakt gjatë fëmijërisë, apo më vonë, si rezultat i shokut, shoqërisë apo strukturave që, mision kanë përhapjen e saj në sa më shumë njerëz dhe për arsye të ndryshme, të vetëdijshme ose jo, ke filluar ta përqafosh fort dhe ta bësh pjesë të mendimit dhe sjelljes tënde, duke e pranuar si filozofinë e vetme, fal së cilës ti beson, përcepton, arsyeton e jeton.
Dua ta shpjegoj rastin këtu, me thënien e një mësuesi andej nga anët tona, i cili tha:
“ Më ka ndodhur një gjë e rrallë, – Shkojnë në Angli arab nga e gjithë bota dhe aty bëhen anglez, ndërsa djemtë e mij, shkuan anglez dhe u bënë arab”.
Pa u zgjatur shumë, edhe brenda besimit duhet ruajtur hierarkia. Nuk ka kuptim besimtari të ketë një formim fetar më të madh apo më ekstrem se misionari i fesë, i cili merret vetëm me përhapjen e saj. Çfarë kuptimi do të kishte, sikur të gjithë, të bëhemi misionarë, po besimtar normal kush do të ngelet, po me jo-besimtarët si do bëhej?!,
Të jem i sinqertë, lidhur me këto probleme më pëlqen ajo thënia katolike, që përdorej ndaj atyre që e tepronin në besim dhe përpiqeshin ti vinin të tjerët nën “presion”, se gjoja ju s’besoni sa duhet. Në këto raste i thonin: “Mos u bëj më katolik se Papa”.

Ka shumë, doktrina dhe filozofi mbi të cilat mbështeten ato,
Njëra mund te jetë “Kanuni i Lekës” i cili për kohën kur u formulua (500 vjet më parë) ishte i gjithëpranuar dhe nëpërmes një tërësie rregullash mbi sjelljen, gjykimin dhe ndëshkimin, ishte rregullator ideal. Por gjithmonë për rrethanat e asaj kohe. Ka njerëz që e shohin si zgjidhjen më të mirë edhe sot. Llogarite sa kanë evoluar gjërat dhe ai prapë atë përqafon dhe glorifikon. Ky është rasti i një indoktrinimi tjetër jo fetar.
Rast tjetër është nazizmi. Në Gjermani, po të kishte fituar Hitleri luftën e dytë botërore, ndoshta ishte shpallur nga pasuesit e nazizmit si “apostulli i 13-të” dhe “Mein Kampf” – libri i shenjtë”.
Do kalonin ca shekuj dhe do besohej absolutisht si i tillë. Sistemi komunist atë synonte. Racizmi e qindra filozofi e doktrina të tjera të lloj-llojshme, që njerëzimi ka provuar në historinë e tij. Sigurisht këto të fundit s’kanë fare ngjashmëri me fenë, por nazizmi mund të ishte shëndërruar si i tillë.
Dua të them, se jo besimi në kufijtë e normales, por indoktrinimi i një pjese të rinisë nga besimi fetar, është shërbimi më i keq, që ne mund t’i bëjmë asaj, ose ajo vetes. Kjo si në planin individual, shoqëror ashtu edhe kombëtar.
A e di se çfarë do të thotë: -Sot në shekullin e XXI, koncepteve të kohëve moderne, të pranuara e të provuara në të gjitha fushat e shkencës, shoqërisë dhe jetës, ti lësh të rinjtë nën një ndikim absolut dhe vetëm fetarë në këndveshtrimin e botëkuptimit, sjelljes, mendimit, veprimit dhe gjykimit.
E vetmja gjë ndryshe, është marrja e një zanati, për të mbijetuar, të cilin edhe atë ia dedikon prapë besimit fetar, më keq nga kjo, për kohën në të cilën jetojmë, nuk besoj të ketë!
Feja nuk mendohet sot kulturë në vet-vete. Ata që e quajnë akoma të tillë, janë analfabet kulturorë dhe filozofik. Ajo është një pjesë e vogël e një kulture shumë më të gjerë nga kaq.
Në qoftë se dikur, feja përbënte mbi 90 % të “kulturës”, dijes dhe sjelljes tek njeriu, në kohët e sotme në kushtet normale ajo përbën ndoshta 1%, ose rasti më i mirë, ato që t’i mëson libri i “Edukatës qytetare” në arsimin fillor. Shto këtu edhe dhjetëra gjëra të tjera plus të “Edukatës qytetare”, e cila për ironi të atyre që thamë më lartë, dikur edhe ajo quhej “Edukata morale”.
Edhe për indoktrinimin politik, llogjika është afërsishtë e njëjtë, por dëshiroj të theksoj shkurtimisht dy-tre dallime, që vijnë si rrjedhojë e kohës dhe interesit.

Në qoftë se quajmë deri diku “pacient” njeriun e indoktrinuar, atëherë:

Në indoktrinimin fetar, nuk ka arsye të përmbushjes së interesave materiale. Ndërsa në atë politik, në të shumtën e rasteve kërkohet edhe shpërblimi nëpër poste e punë shtetërore, këtë e dimë mirë të gjithë. Pra, tek feja “pacienti” është vetëm “idealist”. Ndërsa tek politika ai është edhe materialist dhe i djallëzuar.
Tek indoktrinimi fetar s´ka rivalitet, përjashto atë, – jo cili beson më shumë, – që është tepër primitiv, dhe secili besimtar përpiqet të indoktrinojë tjetrin, – ta bejë si veten e më keq, me arsyetimin se: “I shërben akoma më tepër Zotit”, – duke ndihmuar edhe tjetrin në besim.
Kjo ndodhë edhe për faktin se nuk do të ndajnë pushtet dhe interesa materiale mes tyre,
Tek “pacienti”politik ndodh e kundërta, sepse gjithmonë është në mes edhe interesi, qëndrimi ndaj të cilit mund edhe ta largojë një ditë nga pozicioni ekstrem. Ndërsa “pacienti” nga feja, vështirë të lëvizë më nga aty, pasi edhe formimi i tij, lë për të dëshiruar më shumë se tek militanti politik, i cili është më “dobiç”.
Në krahasim me indoktrinimin fetar, ai politik është më i përditëuar me kohën, dhe ngjan më “modern”. Ka edhe dallime të tjera, për të cilat nuk po zgjatemi më. Në mbyllje të këtij shkrimi, dua të theksoj karakterin dhe drejtimin në të cilin rinia jonë po lëviz ditë mbas dite, me shpejtësi,
Jam i sigurtë se me rininë që kemi sot, fillon dhe në të njëjtën kohë do gëzojnë Shqipërinë me një kulturë dhe demokraci evropiane.
Është brezi më i mirë, më qytetar, më europian, më i ditur, njëkohësisht edhe më i lumtur që ne kemi pasur ndonjëherë gjatë gjithë historisë tonë.
Ajo që do theksoja, është ndarja dhe shfrytëzimi, ndoshta pak më racional i kohës:

Tetë orë gjumë, – Gjashtë orë qejf, – Dhjetë orë punë
Duke hedhur kështu, bazat e një jete akoma më të mirë për Ju, dhe të ardhmen e vendit tonë. Sapo të arrini në vitin e parë të fakultetit, mos pyesni më çfarë thotë partia, fmamilja, feja, zakoni apo tradita, por studioni, emancipohuni, punoni, jetojeni rininë, mos shkelni ligjin dhe mos bini pre e veseve negative. Bëhuni si bashkëmoshatrët tuaj ne Europë!

Skender Doçi

Të Lidhura

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.
Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!
Opinione

Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!

23 Prill, 2025
Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!
Opinione

Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!

22 Prill, 2025

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com