InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një lajm që përveç idiotëve si Cakaj nuk gëzoi askënd

26 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga, Red VARAKU

Përveç ithtarëve personalë të Edi Ramës, lajmi për hapjen zyrtare të rrugës për hapjen e negociatave, nuk është se entuziazmoi njeri. Kjo jo vetëm se ky fakt praktikisht nuk ndryshon asgjë në jetën e tyre të përditshme, sa kohë nuk hapen pa u plotësuar kushtet, por edhe për shkak se jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota sot po jeton në panik dhe makthin e vdekjes.

Në fakt shumë se sa gëzim ky lajm i solli eksitim të justifikueshëm ndër ta, sepse hapja zyrtarisht e rrugës pêr hapjen e negociatave, pas bëmave të kryetarit të tyre, as që i kishte shkuar në mendje, madje as më optimistit prej tyre.

Eksitimi i tyre është i justifikueshëm gjithashtu, kur mendon se pas bllokimit të integrimit vjet në tetor, kryeministri ynë u angazhua në një përpjekje për destabilizim të rajonit, nëpërmjet projektit të Moskës për krijimin e Jugosllavisë së re, duke marrë peng ëndrrën shekullore të shqiptarëve dhe kjo do të sillte jo vetëm fundin e tyre politik, por mbase edhe atë fizik.

Në fakt ta konsiderosh hapjen zyrtare të rrugës për hapjen e negociatave si sukses të qeverisë, ndërkohë që Shqipëria po lëngon dhe kur qeverisë nga tetori i shkuar, i janë shtuar kushtet ose duhet të jesh pervers politik, ose duhet të jesh pjesë e ushtrisë së mpakur dhe të lodhur të Edi Ramës .

E vërteta është që hapja zyrtarisht e rrugës së hapjes së negociatave do të ishte vërtet arritje e madhe për qeverinë, nëse do të ndodhte tetorin e shkuar. Kjo jo vetëm se atëherë vetë Rama loboi fort me të gjithë ‘miqtë’ e tij, por se atëherë ky do të ishte mesazh i qartë mbështetjeje ekskluzivisht vetëm për Edi Ramën.

Por tani, që bota po zien, hapja zyrtarisht e rrugës për hapjen e negociatave, as që ka lidhje me mbështetjen për qeverinë, përkundrazi është një shuplakë e fortë për të. Ajo ka lidhje me mesazhe të qarta që Perëndimi po ia dërgon, jo vetëm dy popujve, por sidomos atyre që kanë projekte destabilizimi në Ballkan .

Një mesazh që e përcakton qartë kufirin e Europës. Një mesazh i prerë që Ballkani Perëndimor, pavarësisht ëndrrave me Jugosllavi të re të Moskës, i përket Europës, ndërsa çdo përpjekje për ta shkëputur apo izoluar atë nga Europa është e dështuar.

Pra, me këtë akt Europa dhe Perëndimi, jo vetëm i dëshmoi popujve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që ata mbeten pjesë e panegociueshme e Europës, por më së shumti i tregoi kufirin edhe Rusisë apo ndokujt tjetër, të cilët pas boshllëkut të krijuar nga Perëndimi, kishin nisur realizimin e projekteve të tyre të destabilizimit.

Por, ndërkohë që ky ishte një lajm i jashtëzakonshëm për Maqedoninë, sepse ajo fillon menjëherë me kapitujt pa asnjë kusht, për Shqipërinë ky vendim ishte thjesht një shuplakë e fortë për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, sepse kushtet e vëna nuk janë tjetër vetëm se një skanim i punës së kësaj qeverie, që në fakt janë kushte që mund realizohen vetëm pas largimit të kësaj qeverie.

Vetëm në këtë kuptim populli shqiptar ka arsye ta shikojë këtë si lajm të mirë. Ndërsa, qeveria nëse vërtet dëshiron integrimin e Shqipërisë dhe nëse ndjen minimumin e përgjegjësisë publike, duhet menjëherë të japë dorëheqjen, dhe t’i hapë rrugë integrimit, sepse tashmë është e qartë që ajo ka qenë dhe është pengesa kryesore e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës.

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com