Dy raste në Pukë konstatohen se janë pozitiv me koronavirus. Mësohet se të infektuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, duke e çuar në 3 numrin e familjeve me COVID-19.
Ndërsa rasti i analizuar Fushë Arrëz konstatohet negativ.
Burimet bëjnë të ditur se të infektuarat janë nënë e bijë dhe e kanë marrë virusin nga kontakti me pacientin zero.
Tashme zyrtarisht nga spitali i Pukes 7 mjeke dhe infermiere janë në karantine. Pritet testimi tyre për shkak se kanë patur kontakte me këto persona.
Ndërkohë vazhdon ndjekja epidemiologjike në çdo bashki në bashkëpunim me strukturat e policisë per gjurmimin dhe kontaktimin e personave që vijnë nga Durrësi apo Hani i Hotit për zbatimin e rregullave të vetkarantinimit.