InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Elona Caslli: Varfëria nuk ka tipare njeriu

24 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Nga, Elona Caslli: Varfëria nuk ka tipare njeriu

Varfëria është gjendje e njeriut, por nuk ka tipare njeriu.Varfëria nuk është një gjendje që i përket një njeriu të vetëm dhe ndaj nuk kemi pse i veshim tiparet e një njeriu.

Në Shqipërinë tonë të vogël për nga sipërfaqja, por të madhe nga ngjarjet, ekziston gjithmonë prirja për t’i veshur varfërisë tiparet e një njeriu. Varfëria vishet me sy, me hundë, me duar, me këmbë dhe trajtohet njësoj si një qenie njerëzore.

Politikanët tanë e trajtojnë në mënyrë të tillë, sa për pak mund të arrihet në situatën absurde, ku mund të thuhet-:-Kjo është varfëria. Ju prezantojmë me të, njësoj sikur të prezantojnë me një njeri të panjohur.

Nëse në botën e qytetëruar, kjo quhet “porno me varfërinë” në Shqipëri politikanët tanë, përpiqen të na e servirin si bamirësi të mirëfilltë. Në ekrane të ndryshme, sheh politikanë që përqafojnë njerëz në vështirësi ekonomike, si për të thënë, që ne e përqafojmë varfërinë, e ndiejmë afër atë.

Ky proces nuk përbën gjë tjetër veçse një shfaqje teatrale të shëmtuar, që nuk e beson kush. Duke e shfaqur me tipare njerëzore varfërinë, nën figurën e një burri, gruaje apo fëmije, nuk bëhet gjë tjetër, veçse matrikullimi i të vafërve.

Duket se burrit, gruas apo fëmijës i ngjitet një numër mbi lëkurë, në formën e një tatuazhi si për t’i kujtuar renditjen në regjistrin e varfërisë. Tatuazhi i varfërisë nuk mbetet vetëm mbi lëkurën e të matrikulluarve, por edhe mbi dinjitetin e tyre.

Me këtë tatuazh duket se vuloset njëherë e mirë fati i tyre. ” U ngjizët të varfër, do të rriteni të varfër dhe do të vdisni si të tillë!”Ndërkohë që duhet të jetë krejt e kundërta.

Varfëria duhet trajtuar si një gjendje e përkohshme e njeriut, nga e cila njeriu duhet të dalë me dinjitet dhe të vazhdojë të jetojë me dinjitet ditët e tij.Politikanët tanë harrojnë, se kur matrikullojnë të varfërit, e kryejnë këtë proces publikisht.

I matrikulluari apo e matrikulluara, është një qenie që jeton në një komunitet të caktuar. Shfaqja hapur si në një tezgë panairi e gjendjes së tij, do të sjellë medoemos edhe reagimin e komunitetit në të cilin jeton i matrikulluari apo e matrikulluara.

Reagimet e komunitetit mund të jenë të shumta, që nga dashamirësia deri tek përçmimi. Një fëmijë mund të vritet nga përçmimi i bashkëmoshatarëve të tij.

Një prind mund të ndihet krejt i dështuar,para shikimit gjykues të të birit. Pra, ajo që na serviret si ” bamirësi” është në të vërtetë një proces i mirëfilltë poshtërimi dhe mëshire, që i pushtetshmi e kryen ndaj të papushtetshmit.

Për fatin tonë të keq edhe media ndjek të njëjtën logjikë në pasqyrimin e rasteve.Edhe media e portretizon varfërinë, pa menduar aspak, për pasojat që mund të vulosë tek dinjiteti i njeriut ky portretizim. Ekziston një kod etike në çdo profesion.

Është mirë që çdo gazetar, apo politikan, apo kushdo qoftë, ta rilexojë këtë kod etike, para se të shkelë me dy këmbët dinjitetin njerëzor të një njeriu, që për arsye nga më të ndryshmet gjendet në vështirësi.

Post Scriptum- Ligji i bamirësisë duhet të jetë-Ai që dhuron, duhet ta harrojë menjëherë çka ka dhënë dhe ai që e merr dhuratën, duhet ta kujtojë gjithmonë çka ka marrë.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com