InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Beteja e dështuar e Ramës për të shpëtuar nga përgjegjësia

24 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Beteja e dështuar e Ramës për të shpëtuar nga përgjegjësia

Nga, Red VARAKU

Përpjekja për të interpretuar sjelljen patetike të Ramës, të mbushur plot disinformacion, arkivole dhe viktima, si një sjellje, që vjen për shkak të natyrës skizoide të tij, është një qasje e gabuar.

Rama mund të jetë skizoid, por jo budalla. Ka disa arsye madhore, që e detyrojnë të prodhojë këtë panik publik. Së pari, Edi Rama po përpiqet ta shfrytëzojë maksimalisht këtë fatkeqësi.

Ai mënyrë krejt të paskrupullt, edhe këtë fatkeqësi, po e kthen në një fushatë për të riparuar imazhin e tij.Kjo është arsyeja se pse ai i ka urdhëruar të gjithë të zhduken nga ekranet. Në çdo vend të botës njerëzit që komunikojnë kaq intensivisht me popullin janë ekspertët ose ministrat e shëndetêsisë , por ky ministrat i ka kthyer në sekretare që i urdhêron me whatsapp.

Për faqen e tij të zezë jo nga zyra, por nga vrima e tij ‘anti-atomike’ në Surrel. Një turp ky, që nuk e has askund, por vetëm tek një kryeministër si ky yni . Së dyti, një arsye tjetër se pse shfaqet sistematikisht në ekran, duke kërcënuar dhe skërmitur dhëmbët, është për tu dukur i fortë dhe për të treguar që ai e ka gjithçka nën kontroll.

Për këtë qēllim në mënyrë anti-kushtetuese, ky njeri ka nxjerrë ushtrinë në terren, e cila përveç xhirove në bulevard dhe fotografive , nuk po kryen asnjë funksion tjetër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.Së treti, atij i duhet domosdoshmërisht ta portretizojë këtë pandemi si një përbindësh të frikshëm me kthetra vdekjeprurëse.

Kjo sepse vetëm në luftë me një përbindësh të cilën ai po udhëheq me vetëmohim nga bunkeri, ai mund të kthehet në një personazh unifikues, një hero për të gjithë. Kjo është arsyeja se pse numrin e viktimave dhe të infektuarve e mban në nivele sa më të ulëta, sepse vetëm numrat i duhen për të dalë pas kësaj si heroi që sfidoi ‘kuçedrën’ Covid 19.

Këtë po e bën nëpërmjet njësitit të tij në shëndetësi, ku me urdhër partie vendos, sa dhe kush duhet testuar, madje njësiti i tij vendos, jo vetëm arsyen e vdekjes , por edhe të ringjalljes, siç ishte rasti i djeshëm. Së katërti, vetëm nëpërmjet kësaj propagande, ai mund të fshehë realitetin e vërtetë të shërbimit tonë shëndetësor, realitetin e 120 shtretërve dhe numrin më të ulët të të testuarve në botë.

Në fakt, ai prej kohësh është një kufomë politike, por kjo krizë nxorri në pah, humnerën se ku e ka hedhur ky edhe ekonominë e vendit. Nxorri në pah katastrofën në sistemin shëndetësor që ka shkaktuar me reformat e tij, që i kanë shkaktuar shqiptarëve miliarda. Së pesti, duke maksimizuar panikun, ai synon që të rrisë konfuzionin.

Kjo e bën më të lehtë zhvendosjen e vëmendjes nga keqmenaxhimi i kësaj krize, fjala vjen nga vonesat në marrjen e masave, nga dështimi i sistemit tonë shëndetësor, nga plani i tij ekonomik që e vendos barrën tek qytetarët dhe jo tek oligarkët, apo nga mosshpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore etj. Sigurisht, frika e tij kryesore nuk janë pasojat shkatërruese që ky virus do të sjellë tek shëndeti i qytetarëve, por rritja e zemërimit qytetar nga ky keqmenaxhim i pashembullt i krizës.

Ky zemërim shpejt mund të kthehet në protesta, të cilave ai ka vendosur t’i përgjigjet me dhunë dhe represion. Kjo është një sjellje tejet e papërgjegjshme. Përhapja e panikut, disinformacionit, kërcënimet ndaj qytetarëve, opozitës, madje dhe ekspertëve është një sjellje e patolerueshme në një situatë lufte diç e quan ai.

Në fakt pasojat që ne po përjetojmë sot, paniku, pasiguria dhe fatkeqësitë e tjera, më shumë se sa për shkak të koronavirusit, janë pasojë drejtëpërdrejtë e papërgjegjshmërisë së këtij njeriu dhe këtë tashmë e kanë të qartë të gjithë.

Tags: Red Varaku

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com