InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

LETRA E NJË VAJZE ITALIANE DREJTUAR FUQIVE PERËNDIMORE: FALEMINDERIT QË NA BRAKTISËT KUR PATËM NEVOJË!

23 Mars, 2020
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
LETRA E NJË VAJZE ITALIANE DREJTUAR FUQIVE PERËNDIMORE: FALEMINDERIT QË NA BRAKTISËT KUR PATËM NEVOJË!

Faleminderit i dashur Macron, e dashur zonja Merkel.
Faleminderit që na braktisët në momenin që patëm nevojë.
Faleminderit që nuk na lejuat të merrnim nga ju maska të thjeshta dhe të tjera paisje që na duheshin për të parandaluar përhapjen e virusit.
Do ju kishim paguar, e dini? Jemi italianë, ata njerëzit e pistë, të padisiplinuar, qesharakët, folkloristët, të varfërit, ndonjëherë dhe kriminelët. Jemi dhe ata që ju ndërtuan rrugët, shkollat, që ju kemi mësuar alfabetin që përdorni, ata që ju shpjeguan ligjet, krijimin e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave. Jemi ne italianët, autorët e veprave që qëndrojnë në muzetë tuaj, e teksteve që studioni, e shpikjeve që përdorni.

Ata që me sakrificë të madhe ruajnë 70% të pasurisë artistike të botës dhe i paguani një shifër të papërfillshme për vizitat në muze, ndonjëherë as atë jo.

Jemi ne, italianët, ata që ju ofruan artin, kulturën, aty ku bazohet qytetërimi ynë dhe i juaji, shpjegimi më i mirë që njeriu i ka bërë së bukurës, harmonisë, ekuilibrit.

Jemi ne, italianët, që ju dhuruam qytetërimin, atë që ju e hodhët poshtë dhe e çuat drejt Mesjetës dhe ne sërish, të rilindur, i dhuruam botës një tjetër qytetërim, artin, gjeografinë, ekonominë, arsimin

Jemi ne, italianët, ata që krijuan mozarellën, parmixhanon, proshutën, raviolin, tortelinin, lazanjën, akulloren, picën etj etj. Ata që çuan në Francë verën dhe i mësuam se si ta bënin, ata që çdo vit luftojmë me produktet tuaja që tentojnë të na kopjojnë edhe emrat, por edhe stilin e modën.

Edhe ju zoti Trump, ju zoti Johnson, faleminderit që pikë së pari që u izoluat prej nesh, në vend që të na ndihmonit. Ju rikujtoj zoti Trump, se po të mos ishte për një italian, do ishit në tokën e parardhësve tuaj ku do të vuanit nga uria dhe jo në Amerikë, ku jeni i pasur. Nuk do mund të haje as patate sepse nuk do i kishit, nëse një italian nuk do kishte udhëtuar drejt tokës tuaj.

Juve zoti Johnson, ju kujtoj se fati i popullit tuaj bazohet në një flamur, që jua dhamë ta vinit në anijet tuaja, që të mos sulmoheshit nga piratët. Kryqi i San Giorgos, i dhuruar nga Republika e Genova s, pa të cilin do ishit zhdukur nga harta. Ju mësuam të përdorni hartat dhe ju i përdorët mjaft mirë. Të gjithë ju, kur telefononi, mendoni për Meucci n, kur shihni televizor dhe dëgjoni radion mendoni për Marconin. Kur përdorni energjinë elektrike, si të mos kishte të nesërme, mendoni se nuk do mund ta bënit po të mos ishte Fermi.

Ne italianët kemi shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinerinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën. Ishin italianët si Kolombi, Marco Polo, Leonardo Da Vinci, Michelangelo, Bernini, Tiziano, Raffaello, Brunelleschi, Galileo, Çezari, Oktaviani, Aurelio, Dante, e mund të vazhdoja për orë.

Të dashurit e mi, kur dëgjoni emrin Itali duhet të çoheni në këmbë, të ulni kokën dhe të jeni të vetëdijshëm që origjina e shoqërisë perëndimore është këtu.

Nëse ju kërkojmë ndihmë, duhet të vraponi sepse nëse e çoni botën në një Mesjetë tjetër nuk e di nëse do ja dalim që të krijojmë një tjetër qytetërim. Nëse nuk ju intereson, atëherë kënaquni me ato që keni, vazhdoni të adimoroni me mijëra ton hekur dhe kur shkoni në muze, ju lutem, mos i shihni veprat e italianëve, do e mbaroni vizitën tuaj shumë shpejtë. Mund të shkoni të vizitoni një fabrikë të bukur makinash, nga ato që nuk krijojnë ndotje. Shkoni të vizitoni ato që për ju janë kështjella e për ne vetëm vila, me të cilat jemi të mbushur plot. Ose shkoni në kryeqytetet që janë kopje e Venezias, Firenzes, Romës, shkoni

Evitojeni vizitën në vendin më të bukur të botës, duke qenë se e braktisët me shpatulla pas murit. Ne do të mirëpresim vetëm ata që në momentin kur patëm nevojë, na ndihmuan. Do i hapim qytetet tona, unike në botë, për ta. Do mund të vizitojnë Venecian, Romën, Firenzen, Genovan, Napolin, Bolognan, Pisan, Sienan, Torinon, Palermon, Milanon, Cremonan, Mantova, Ferrarën, Toscanan, Puglian, Sicilinë, Sardenjan. Shkatërruat Greqinë e shkretë me financat tuaja. E provuat dhe me Italinë, por për momentin nuk ja keni dalë ende.

Tani ndoshta patët momentin për ti dhënë goditjen e fundit, por me egoizmin tuaj nuk keni llogaritur faktin që virusi nuk ka kufij, do ju godasë të gjithëve, edhe ju. Nëse do na ndihmonit dje në tentativën për të parandaluar epideminë, në vend që të na ofendonit dhe të na përbuznit, sot ndoshta nuk do ju duhej të qanit të vdekurit tuaj. Egoizmi juaj i ka treguar të gjithëve sa të vegjël jeni.

Faleminderit, nga një vajzë italiane!

Të Lidhura

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com