Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.
Sipas wordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 14,703 dhe ai i të infektuarve në 339,182.
Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 5,,476 viktima dhe 59,138 të infektuar.
Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.
Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 1,772 dhe i të infektuarve në 28,768.
Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 3 viktima dhe 89 të infektuar.