Ish- kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, përmes profilit të tij facebook ka uruar me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, të gjithë besimtarët bektashinj, dhe jo vetëm, duke u dëshiruar begati dhe mirëqënie në familjet e tyre.
” Uroj që Sulltan Nevruzi të largojë këtë të keqe që ka kapluar vendin”, – shprehet Mziu në mesazhin e tij adresuar besimtarëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Mesazhi i plotë:
Motra dhe vëllezër gëzuar festën e Sulltan Novruzit!
Uroj që Sulltan Novruzi të largoj këtë të keqe që ka kapluar vendin!
Dita e sotme të jet prologu i shpresës, paqes e besimit në zot, për të kapërcyer çdo sfidë, personale, familjare dhe shoqërore!
Zoti ju bekoftë! ?
