Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka reaguar ashpër në lidhje me mashtrimin që përdori kryeministri Rama, duke përdorur një video të përplasjeve civile në Algjeri si pamje që vinin nga Spanja në kuadër të masave parandalueese të COVID-19.
U desh ndërhyrja e ambasadorit spanjoll në Tiranë për të përgënjeshtruar këtë video, si dhe reagimi i PD, të cilët çuan në pohimin e Ramës duke u justifikuar se kishte rënë “viktimë e qytetarit dixhital”.
Por Ndocaj nuk ia përton dhee konsideron këtë një veprim të mirëmenduar, pasi kryeqeveritari po përjeton makthin dhe delirin e gjithpushtetit që ka, dhe ka filluar të shohë ëndrra me kurorë mbreti, dhe prandaj strategjia e tij funksionon për përhapje paniku duke përcjellë mesazhe të koduara për qytetarët shqiptarë.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Ndocaj e këshillon Ramën të ketë kujdes me këto manovra dhe skema të rëndomta, pasi shqiptarët janë izoluar për të mposhtur koronavirusin, por nuk do mund të përmbahen për të shporrur Ramavirusin dhe mentorët e tij që i sugjerojnë manovra të tilla.
![](https://infopressalbania.com/wp-content/uploads/2020/03/20200322_082852.jpg)