InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga, Kadri Rrahmani: 22 marsi i vitit 1992, si bekim për Shqipërinë

20 Mars, 2020
in Opinione
A A
Nga, Kadri Rrahmani: 22 marsi i vitit 1992, si bekim për Shqipërinë

Unë që ju shkruaj, jam një 85 vjeçar, infermier në pension.

Ju shkruaj o djem dhe vajza, sepse pavarësisht, errësirës së 2 moteve të fundeve, ky vendi jonë, do ja dali.Kemi kaluar 45 vjet në varfëri e burg kombëtar. Besuam se çdo ditë do çelte drita. U dëshpëruam disa dekada, shpresuam po aq. Zoti u kujtua për ne dhe më 22 mars ’92 na e dha buzëqeshjen.Kukësi ka qenë një ndër rrethet më të varfra dhe të persekutuara nga rregjimi komunist.

Unë, por jo vetëm, kam qenë ndër ata, të cilët mezi sa e kemi pritur atë ditë. Ditën kur u krijua Partia Demokratike, për një rrethanë, që nuk e trajtoj këtu, nuk u ndodha në qytet. U caktova si komisjoner në zgjedhjet demokratike që u zhvilluan ne Shqipëri, më dt 22 mars 1992.Zona jonë, si pjesë kufitare, ka patur shumë aktivistë të regjimit komunist.Populli vazhdonte të ishte në terror psikologjik.E enjtja para zgjedhjeve u gdhi plot thashetheme:- “Zgjedhje nuk do të ketë, qendra e votimit do të digjet , komisionerët do të varen , sigurimi i shtetit ka bërë listat.

Kërcënime të kësaj natyre.Ju sot, nuk e përfytyroni dot sesi përjetohen thashethemet nën diktaturë. Lum ju !Tri netë të paharruara,por nata e fundit ka qenë shumë e gjatë.E gjatë sa një muaj. Më kujtoheshin njerëzit, që ishin pushkatuar me gjyq e pa gjyq dhe ata që ishin zhdukur pa gjurmë për 45 vjet.Zgjedhjet e para me alternativë u zhvilluan.Gëzimi i ditës së hënë nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Alpet tona, më dukeshin të bukura si parajsa. Fytyrat e zbehta të bashkëfshatarëve më kishin një nur dhëndërror.Rezultati ishte 72% që votuan për Partinë Demokratike. Ato zgjedhje do ti mbroja edhe me jetë po të ishte nevoja.U ndërtua qeveria e parë demokratike. Megjithatënë emërime për postet politike u bënë plot gabime. Nuk u vunë shumë prej atyre që kishin vuajtur edhe pse koha i kishte lënë pa arsimuar, por ndonjëherë për pa vëmëndje, se nuk dua të paragjykojë.Gezimi i atyre ditëve nuk mund te pershkruhet.

Kishte mbërrit dita e fitores, liria u fitua, por duhej punë e madhe. Varfëria kishte arritur kulmin, nuk kishte as bukë për të ngrënë, por gezimi dhe shpresa e mundën varfërinë.” Fjala ogurzezë ” Tre ditë pas fitores së madhe u takova rastësisht me një mik. Ai ishte komunist dhe marrëdhënia ime me të kishte qenë e ftohtë, por korrektete. Kalimthi më tha : « O Kadri Rrahmani mos u gëzo shumë se ne dmth komunizmi do ta marrim prapë pushtetin, se ne jemi si rrenjët e hithrave ».

Me të vërtetë në vitin 1997 revolucioni Komunist e rrëzoi demokracinë. Atëhere, më erdhi keq, që Evropa dhe Amerika nuk e ngritën zërin kundër revolucioni të kuq, i cili e shembi demokracinë e porsalindur pas 45 viteve diktaturë. Kohët përsëriten o bijë, ndaj jini të kujdesshëm.Në kohët e lashta murtaja dhe kolera kanë qenë dy sëmundjet më të rënda.Djem, jua them si infermier në zona të varfëra. Kam parë se ç’është uria, lia, fruthi, verdhëza, mos më keq nga komunizmi.

Në kohën tonë sa murtaja dhe kolera ka qenë komunizmi dhe është edhe sot, vetëm emrin ka ndryshuar.Të mbyt me propogandë dhe të lumturon nga televizori.Sa mbarojnë lajmet, kupton që ta ka shit sapunin për djathë, diktaturën për demokraci.

Bashkohuni o rini dhe përmbyseni pjellën e kuqe.Sa më shumë të heshtni e mos të veproni, aq më shumë merr form e keqa.Fjalë plaku janë këto, por unë flas për ju.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com