InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Flamujt kombëtar dhe shtetëror përkrah flamujve të NATOS.

18 Mars, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Flamujt kombëtar dhe shtetëror përkrah flamujve të NATOS.

Nga, Azgan HAKLAJ

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar uron shqiptarët e Maqedonisë për gezimin e dyfishtë.

Kujtesë.

Votoni me 30 shtator për Maqedoninë Europiane, në Nato dhe BE.

30 shtatori është një ngjarje madhore për Maqedoninë por në menyrë të veçantë për shqiptarët që banojnë aty, por dhe për historinë e Kombit Shqiptar, për vetë peshën që ka vota e shqiptarëve tani në këtë referendum, ndryshe nga ai i viteve 91.

Shqiptarët kësaj radhe do përcaktojnë rezultatin dhe se me pjesëmarrjen plebishitare në votim dëshmojnë realisht sa janë dhe me votën pro, përcaktojnë kahjen Europiane të Republikës së Maqedonisë, si faktor determinant, shtetëformues e i rreshtuar pa mëdyshje në krahun e Aleancës Atlantike e BE-së.

Vota e shqiptarëve ka peshë të madhe dhe radhitet me dinjitet përkrah evenimenteve më të mëdha historike të Kombit Shqiptar.Kjo besëlidhje shqiptare, referendare unike eshtë simotër e Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit të Vlorës e Aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Kaçanik.Në Nëntorin e parë Heroi ynë Kombëtar shpalli Pavarësinë nga Perandoria Otomane, shpalosi Flamurin Kuqezi dhe bashkë me lirinë konstruktoi shtetin Arbëror në aleancë të ngushtë ushtarake e politike me Fuqitë përendimore, Mbretërinë e Aragonës, Venedikun, Republikën e Raguzës e Papatin.Në Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) shqiptarëve të Maqedonisë u takon fati e nderi i merituar historik të vendosin me votën e tyre vulën e përjetshme në projektin madhor panshqiptar dhe Euroatlantik, për një Maqedoni e Shqipëri Europiane.

Po përse është kaq e rendësishme e me peshë historike vota e shqiptarëve të Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit?Shqiptarët janë faktor shtetëformues në këtë Republikë të vogël nga territori por tepër të rendësishme në pikëpamjen gjeopolitike të Fuqive të mëdha.Republika e Maqedonisë është nyja gordiane e politikës sllavëruese në Ballkan, krijesë artificiale e Jugosllavisë titiste në një krizë të thellë identiteti dhe e mbajtur peng nga politikat shoviniste ruso-bullgare, në armiqësi me fqinjin jugor Greqinë, për shkak të emrit dhe pretendimeve territoriale. Maqedonia është shndërruar pikërisht për shkak të shqiptarëve autoktonë aty dhe etnogjenezës së saj, një vend kyç për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Perendimi, Nato dhe BE i ka djegur kartat diplomatike ruso- sllave të cilat hartuan skenarin e shpërbëries së saj.Pas luftës për të drejtat universale, politike e atyre kombëtare të shqiptarëve e arritja e Marrveshjes së Ohrit, ajo që ju intereson më së shumti shqiptarëve të Maqedonisë nuk është shpërbërja e këtij shteti e as ruajtja e mundimshme e status-quosë në një shtet të modelit nacionalist alla – Gruevski, por një Maqedoni Europiane, anëtare e Natos dhe Bashkimit Europian.

Referendumi i 30 shtatorit që vulos të ardhmen e Maqedonisë është një bonos i merituar të cilin SHBA-Natoja- BE u bajnë shqiptarëve të Maqedonisë e mbarë Kombit Shqiptar, luftërave e betejave shekullore për liri, sakrificave e vokacionit perendimor të shqiptarëve.Vota plebishitare e shqiptarëve, përcaktuese për një Maqedoni Europiane do të ndaj në dysh nyjën gordiane e do të mbyllë përgjithmonë Kutinë e Pandorës ku ruhen prej shekujsh furtunat e nacionalizmit ekstrem rus, Naçertania, Megalidheja dhe neootomanizmi.

Për të mbërritur në këtë moment historik shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash të mëdha në kohët e vjetra dhe të reja.Shpirti liridashës e paqedashës i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni.Rreshtimi i tyre në kahjen e drejtë të historisë përkrah Aleancës perendimore janë produkt i një pjekurie të thellë politike dhe i një vizioni të qartë për të ardhmen historike e fatin e Kombit.Me 30 shtator shqiptarët duhet të votojnë për identitetin kombtar e rrenjët e lashta historike europiane të Kombit Shqiptar.Për korifejtë e tyre që u prinë përjetësisht në rrugën historike.Ata duhet të votojnë për emblemat e ndritshme të Shqipërisë Europiane, Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) e Bijën e tyre Shen Terezen.Për Arbër Xhaferin, për prijësin e tyre, strategun e luftës dhe arkitektin e paqes Ali Ahmetin.

Me dt 30 shtator kryeqyteti i dardanëve, Shkupi është kryeqyteti shpirtëror i Kombit tonë.Të gjithë shqiptarët janë në këmbë për të brohoritur ngadhnjimin e lirisë e demokracisë, për të thirrur solemnisht në simfoni fitore.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje vallazërore shqiptarëve të Maqedonisë edhe atyre që jetojnë në Diasporë ;Ngrihuni në kembë si një trup i vetëm, me krenari kombëtare e përgjegjësi të lartë historike dhe me votën tuaj plebishitare vendosni Maqedoninë në krah të Aleancës së lirisë, SHBA e BE.Nderojeni Kalorësin e lirisë Gjergj Kastriotin që ju pret madhështor në Sheshin e tij përballë Kalasë së Shkupit Shpirti i Kombit e lutjet e Shen Terezes janë me Ju.Shkëputur nga Libri im “Gjergj Kastrioti- Moisiu Ynë”.Shkruar me rastin e Vitit Jubilar të 550- vjetorit të kalimit në amëshim të Heroit Tonë Kombëtar.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com