InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

E turpshme sjellja përfituese e Edi Ramës nga fatkeqësitë e popullit të tij.

17 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Neodiktatura- Neootomanizmi-Pansllavizmi, trinomi që kërcënon demokracinë dhe Kombin Shqiptar

Nga, Azgan HAKLAJ

Rama dy herë mat.

Satanai vazhdon hakmarrjen ndaj shqiptarëve nga Katakombi i Surrelit.

E turpshme sjellja përfituese e Edi Ramës nga fatkeqësitë e popullit të tij.

Prej disa ditësh Kryeministri ynë frikack është ngujuar vetë dhe po hakmerret në mënyrë çnjerëzore ndaj shqiptarëve duke i ngujuar, nën emrin vetëkarantinim, por me shtetërrethim, ndonëse një numër i madh të pastrehësh që janë në çadra, apo edhe një pjesë e madhe në qytete e fshatra ndoshta nuk kanë as ushqimin e mjaftueshëm, madje as ujin dhe sapunin për kushtet minimale higjenike.

Kryeministri mbatharak ka braktisur detyrën e ka shkuar në shpellën e tij dhe me urrejtje e hakmarrje për të dytën herë po sillet me popullin në mënyrë triumfuese ndaj fatkeqësive të tij, prandaj është i zënë publikisht: “Dy herë mat”. Ashtu siç bëri pas termetit të 26 nëntorit, me të njëjtën formulë po vepron dhe tani.Në daljet e tij publike, në komunikimin rutinë me qytetarët nuk tregohet aspak transparent dhe e fsheh të vertetën.Me ngujimin e popullit nuk e ka hallin e shëndetit të qytetarëve e jetës së tyre.Jo aspak.

Por tek largimi i përgjegjësive nga vetja, dhe mbulimim e të vertetave penalizuese moralo- juridike.Po të ishte vërtet kështu duhet të ishte në krye të detyrës në Kryeministri si të gjithë homologët e vet europian dhe botërorë.Do të mblidhte urgjent qeverinë e të merrte vendime të rendësishme për tu ardhur konkretisht në ndihmë familjeve shqiptare, sidomos atyre në nevojë që t’ua lehtësonte përballimin e situatës së krijuar.

Të zgjidhte qesen për tamponët dhe të ekzaminonte në mënyrë masive qytetarët që në këtë periudhë kanë levizur në shtetet e infektuara.Nëpërmjet mediave të kontrolluara prej tij Rama po promovohet si “Buda Shqiptar”, i cili po martirizohet për popullin e tij, në një luftë të tmerrshme kibernetiko- biolegjike me një armik të padukshëm.Po i kujtojnë këtij asketi që u ngujua në shpellë si altruist i madh për popullin e vet se për fantazinë tuaj kriminale edhe Maltusi do të xhelozohej për shpopullimin e vendit tënd, Ali Kimiku për lëndët luftarake të hedhura mbi qytetarët e republikës tuaj, tiranët, despotët, carët, sulltanët do të çmeriteshin me totalitarizmin tënd modern.

Impozant si Buda, prej strofullës tuaj po na jep këshilla, si filantrop i madh por në fakt po shëmbëllen me mumjet e fareonëve të Egjiptit, Hatshepsutit apo Tutmosit të Tretë.Aksioni propogandistik i Edi Ramës dhe eforëve të tij të besuar është mbajtja e qytetarëve në panik, të varur vetëm nga informacionet e tij, mbulimi i të vertetës, shkarkimi i përgjegjësive dhe pasojat ti paguajnë vetë njerëzit qoftë dhe me jetën e tyre në kullat e ngujimit të kryeministrit.Në mijëvjeçarët e saj Bota e njerëzimi kanë kaluar epidemi e pidemi shfarosëse si Kolera, Gripi i Keq, Tifoja, Lija, Murtaja ( bubonike e pneumatike), Gripi i Derrit, Sarsi etj, të cilat kanë goditur perandori e mbretëri, madje kanë ndryshuar rrjedhat e historisë.Edhe koronavirusi po shfaqet si një ushtri e tmerrshme shfarosëse por askush nuk po e fajson Edi Ramën për këtë.Po për çfarë e fajsojmë Edi Ramën?

Pa dashur të bëj kasandrën as të luaj rolin e mjekut po shpreh edhe njëherë mendimet e mia.Covidi 19 ka disa muaj që është shfaqur dhe kryeministri ynë herë pas here ka deklaruar se nuk përbën rrezik për Shqipërinë, në vend që të merrte masa parandaluese.Keshillave të opozitës dhe Institucionit të Presidencës iu përgjigj me arrogancë e propotencë dhe i akuzoj ata për panik.Në vend që të nxirrte nga sistemi times të gjithë hyrjet e qytetarëve që vinin nga vendet e prekura e konkretisht nga Italia, të paiste shqiptarët me maska e bluzat e bardha me veshje specifike mbrojtëse, të bënte analizat dhe të karantinonte të infektuerit, bëri të kundërtën:Në kushtet e një paniku të tmerrshëm shpalli gjendjen e luftës dhe ngujimin masiv të qytetarëve dhe shtetërrethimin.Po kur i shpërndau maskat a dolën të skaduara mbi një milionë?Kush mbajti përgjegjësi?Askush.

Çfarë paradoksi.

A ndodhi e njëjta gjë siç ndodhi pas termetit.Shteti i tij nuk kishte makineri, vegla elementare pune për tu ardhur në ndihmë njerëzve nën rrenoja.Ndonëse ishin tenderuar miliarda lekë ushqim për qentë, nuk kishte asnjë qen që të kërkonin njërëzit që prisnin ndihmë.Kryeministri deklaroj se jemi në një luftë të tmerrshme por nuk paraqiti të dhana zyrtare, të sakta të infektuerve dhe të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që i nënshtrohen testit çdo ditë.Nuk ka statistika të sakta të tamponëve të çdo dite.Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje dhe madje falenderoj qindra qytetarë specialistë, mjekë, infermerë studentë të mjeksisë që iu kanë përgjigjur thirrjes për të kontribuar, biles ua deklaroj edhe honoraret.

Edhe shumë mjekë në pension bënë mirë që shprehen gatishmërinë e tyre për të shërbyer në mbrojtjen e qytetetarëve.Por natyrshëm lind pyetja:Pse janë anashkaluar qindra apo mijëra mjek të familjes që janë në terren, në skalionin e parë në luftën me koronavirusin dhe se ata janë të parët që mund të ofrojnë ndihmën qytetarit.Është krejt e kuptueshme.Geruzia e Rilindjes kërkon të mbajë nën kontroll të vërtetën, dhe të shperndaj nëpërmjet medias së saj opiumin e propogandës dhe demagogjisë siç i intereson.

Kryeministri dhe shpura e tij duan ta mbajnë nën kontroll e të përdorin sipas interesave të veta informacionin nëpërmjet shërbimeve spitalore të urrgjencës, Infektivit, Institutit të Shendetit Publik.Kështu Ramavirusi lan duart si Ponc Pilati. I ngujoj shqiptarët, i futi në shtetërrethim, i këshilloj dhe u kërkoj ti zbatojnë me rreptesi e herë me lutje udhëzimet. Në spital nuk mund të shkojnë sigurisht se janë të ngujuar.

Kur të mbarojë lufta e të bëhet bilanci, për pasojat do të fajsohen vetë qytetarët se nuk kanë zbatuar rregullat duke mashtruar në mënyrë të paskrupullt si çdo herë tjetër.Kryeminisri ynë do të shkojë nëpër qoka duke derdhur lotë krokodili siç bëri pas termetit.

Të Lidhura

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

TË FUNDIT

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com