InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Zhan Pol Sartri ishte i pari që refuzoi Çmimin Nobel

16 Mars, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Zhan Pol Sartri ishte i pari që refuzoi Çmimin Nobel

“Një shkrimtar që mbështet pozicione politike, shoqërore apo letrare duhet të veprojë vetëm me mjetet që janë të tijat – pra, me fjalën e shkruar.”

Pavarësisht origjinës së errët që ka, Çmimi Nobel konsiderohet nderi më i madh që mund t’i jepet një qenie njerëzore. Mes personave që e kanë fituar atë janë shumë që kanë pasur pozicione jotipike: Mari Kyri jo vetëm që u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel por, për shumë dekada, ishte edhe personi që e fitoi Nobelin në dy shkenca të ndryshme. Aung San Suu Kyi është e vetmja nobeliste e cila e mori çmimin Nobel për paqe ndërkohë që gjendej nën arrest shtëpiak, (si dhe e para që, me sjelljen e saj ndaj një krimi kundër minorancës myslimane të vendit të saj, shkaktoi thirrje për heqjen e çmimit Nobel për paqe). Nobeli ishte gjithashtu institucioni që nuk ia dha këtë çmim shkencëtarëve dhe shkrimtarëve shumë të mëdhenj dhe që gjerësisht konsiderohen si në lartësi më të madhe se sa Nobeli.

Por ndoshta më i çuditshmi në listën e fituesve të këtij çmimi ishte filozofi, shkrimtari dhe aktivisti politik franzez Zhan Pol Sartër (Jean-Paul Sartre 1905-1980)

Në vitin 1964, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi dhe gjithashtu u bë i pari person që e refuzoi atë. (I vetmi tjetër që refuzoi ishte Lê Ðúc Tho, të cilit i dhanë çmimin nobel për paqe për rolin e tij në marrëveshjen e Parisit për të themeluar paqe në Vietnam. Ai e refuzoi me argumentin se në Vietnam nuk kishte paqe).

Në një deklaratë për shtypin suedez, publikuar më 22 tetor 1964, Sartri ofroi një shpjegim sfidues se pse refuzonte.

Ai shkroi:

“Unë nuk kisha dijeni se Çmimi Nobel jepet pa u konsultuar paraprakisht me personin që e merr atë, dhe unë besoja se kishte kohë për ta parandaluar diçka të tillë. Por tani unë kuptoj se kur Akademia e Suedisë e ka marrë vendimin, ajo nuk mund ta tërheqë atë.

Arsyet e mija për refuzimin e çmimit nuk lidhen me Akademinë e Suedisë dhe as me vetë Çmimin Nobel, siç në fakt e kam shpjeguar në letrën time për Akademinë. Në të, unë aludova për dy lloje arsyesh: personale dhe objektive.

Arsyet personale janë këto: refuzimi im nuk është një veprim impulsiv, unë gjithmonë kam refuzuar nderimet zyrtare. Më 1945, pas luftës, kur mua më ofruan Legjionin e Nderit, unë e refuzova atë, megjithëse isha simpatik ndaj qeverisë. Në mënyrë të ngjashme, unë nuk kam kërkuar kurrë të hyj në Collège de France, siç kanë sugjeruar shumë nga miqtë e mi.

Kjo sjellje bazohet mbi mendimet e mija mbi të qenit shkrimtar. Një shkrimtar që mbështet pozicione politike, shoqërore apo letrare, duhet të veprojë vetëm me mjetet që ka të tijat – pra, fjalën e shkruar. Të gjitha nderimet që ai mund të marrë, i ekspozojnë lexuesit ndaj presioneve që unë nuk i konsideroj të dëshirueshme. Nëse unë firmos si Zhan Pol Sartër nuk është njësoj nëse unë firmos Zhan Pol Sartër Nobelist.

Por në një intervistë më vonë për BBC Sartri ofron një shpjegim më pak politikisht korrekt:

Për shkak se unë jam politikisht i përfshirë, estabilishmenti borgjez dëshironte të mbulonte “gabimet e të shkuarës” të mija. Tani, ka këtu një pranim! Dhe ata më dhanë mua Çmimin Nobel. Ata “më falën” mua dhe thanë se unë e meritoja. Kjo ishte monstruoze!

Megjithatë shumë vranë mendjen nëse kjo goditje reklamuese ishte e nevojshme. Pasi një çmim si Nobeli jepet, ka pak rëndësi praktike (me përjashtim të afro 1 milionë dollarëve shpërblim) nëse ai refuzohet apo jo.

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com