InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

5 premtime që çdo grua e fortë ia ka bërë vetes!

16 Mars, 2020
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
5 premtime që çdo grua e fortë ia ka bërë vetes!

orca shpesh lind nga dhimbja, madje edhe trauma. Gratë që janë të forta shpesh, në kohë të ndryshme në jetën e tyre, janë ndjerë të dobëta dhe të pafuqishma. Forca që mbartin brenda tyre sot, nuk ka lindur nga ajri. Përkundrazi, kjo forcë është kultivuar dhe ushqyer me kujdes.

Çdo grua e fortë e ka fituar këtë forcë dhe ajo ka plagë që nuk janë gjithmonë të dukshme për syrin e lirë. Çdo grua e fortë gjithashtu i ka bërë premtime vetes. Këto premtime shërbejnë si një kujtesë për të mos lejuar kurrë që të kthehet në vajzën e dobët që ishte dikur.

Ja cilat janë këto 5 premtime:

Ajo i ka premtuar vetes të mos japë shumë nga vetvetja, për ta zbutur partnerin

Një grua e fortë është përballur shpesh me sfidën e heqjes dorë nga pjesë të vetat, që i ka patur të dashura, për të qetësuar dikë që nuk e çmon atë si një qenie njerëzore të tërë.

Qoftë nëse ka hequr dorë nga interesat e saj, miqtë e saj, puna e saj apo ambiciet e saj, një grua e fortë i ka premtuar vetes që të mos lejojë kurrë më që të heqë dorë nga këto gjëra që i ka të shtrenjta.

Ajo është një person i tërë dhe ajo kurrë nuk do të lejojë një person, që të zgjedhë prej saj vetëm pjesët që ai i quan të pranueshme.

Ajo i ka premtuar vetes, se kurrë nuk do të presë që ai të ndryshojë

Të shpresojë se mund ta ndryshojë atë, vetëm nëse e do në mënyrën e duhur, është një gabim që çdo grua e fortë nuk do ta bëjë më. Njerëzit mund të ndryshojnë vetëm nëse duan.

Asnjë dashuri në botë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë një person, në diçka më të mirë. Pritja që dikush të ndryshojë, vetëm do të sjell zhgënjim dhe irritim.

Çdo grua e fortë e di se nuk ia vlen të shqetësohesh të provosh dhe ta duash dikë, që të bëhet një person më i mirë.

Ajo i ka premtuar vetes, që kurrë më të mos pranojë më pak se meriton

Çdo grua e fortë ka kaluar një periudhë në jetën e saj, ku mendonte se kishte parë diçka të mirë në një person tjetër dhe i kish lejuar vetes të vuante, sepse mendonte se mund ta kultivonte atë mirësi.

Në fund, ajo do të zbulonte se ju nuk mund të mbani një lule në jetë, kur ajo ujitej vetëm me uthull. Forca vjen kur një grua e kupton se ai që meriton, është dikush që është vetë i mirë, pa pasur nevojë që ajo të shkojë e të gërmojë për atë mirësi.

Ajo i ka premtuar vetes, se kurrë më nuk do të ngërthehet në lojërat e tij

Një grua e fortë dikur përpiqej të kuptonte lojërat e mendjes që nuk kishin rregulla dhe ishin projektuar që ajo të humbiste. Dhe pas kësaj, ajo do t’i premtonte veten të largohej nga këto lloje lojërash, me çdo kusht.

Çdo gruaje të fortë i është dashur të mësojë se si të jetojë jetën sipas rregullave të veta dhe të mos lejojë që dikush tjetër t’i bëjë ato rregulla për të.

Ajo i ka premtuar vetes se nuk do të përdoret më kurrë

Çdo gruaje të fortë i është dashur të mësojë këtë lloj force, në një mënyrë apo një tjetër. Pasi lejoi të përdore – për arsye emocionale, apo volie – ajo i ka premtuar vetes se kurrë nuk do të lejonte të përdoret përsëri.

Ajo ka mësuar se vlen shumë më tepër dhe sapo e zbuloi dhe u kujdes për vetëvlerësimin e saj, ajo u bë më e fortë se kurrë. Dhe i premtoi vetes që askush nuk do ta bënte më kurrë të ndjehej e pafuqishme.

Edhe pse forca shpesh vjen nga fakti që dikur janë ndjerë të dobëta dhe të pafuqishme, kjo forcë do të qëndrojë me gratë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Mësimet e jetës mund të jenë të vështira për t’u gëlltitur, por sapo mësohen, ato do të na shërbejnë më së miri.

Çdo grua e fortë ka një listë të premtimeve që ajo i ka bërë vetes së saj, dhe ato premtime e mbajnë atë emocionalisht dhe mendërisht të shëndetshme. Gratë e forta kanë mësuar të mos lejojnë që të mashtrohen ose të gënjehen.

Ato kanë mësuar se janë qenie të plota njerëzore, me aftësi të madhe për dashuri dhe dhembshuri, por vetëm për ata që i meritojnë dhe i trajtojnë mirë. Me forcën, vjen edhe një kuptim më i madh i botës.

Të Lidhura

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025
Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Lifestyle

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

21 Qershor, 2025
Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm
Lifestyle

Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm

19 Qershor, 2025
Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen
Lifestyle

Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

12 Qershor, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025

TË FUNDIT

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com