Ish-kryebashkiaku i kamzës, Xhelal Mziu, përmes profilit të tij facebook, në kuadër të 8 marsit, “Ditës Botërore të Gruas”, ka ndarë në mesazh urimi për të gjitha femrat shqiptare, duke cmuar rolin dhe kontributin e tyre në konsolidimin e vlerave të shoqërisë.
Gëzuar festën e 8 marsit!
Në këtë ditë të shënuar, kam nder dhe kēnaqësi t’u përcjell urimet më të sinqerta, t’u shpreh nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme nënave, motrave, grave e vajzave, për kontributin e dhënë në të gjitha fushat e jetës!
Duke Ju uruar festën, shpreh besimin e plotë se kontributi i vyer i punës, intelektualizmit, dhe ai jetësor i gruas, mbetet një faktor i rēndësishēm për qytetin tonë dhe shoqërinë.
Roli Juaj është i pazëvendësueshëm, për përmbushja e standartit të gruas, familjes e shoqërisë shqiptare, por dhe aspiratës Evropiane të integrimit të vendit!
Ditë më të mira na presin dhe do të vijnë!
Me respektin më tē madh dhe mirënjohjen më të thellë Ju uroj nga zemëra.











