InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Truri juaj mund t’i fshijë gjërat që nuk doni t’i kujtoni, ja se si ndodh

25 Shkurt, 2020
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Truri juaj mund t’i fshijë gjërat që nuk doni t’i kujtoni, ja se si ndodh

Një shprehje e vjetër në fushën e neurologjisë thotë: neuronet që ngacmohen, lidhen. Kjo do të thotë, që sa më shumë neuro-qarqe të bashkëveprojnë, aq më të forta bëhen këto lidhje. Për këtë arsye, sipas një shprehje tjetër, praktika përmirëson gjithçka. Sa më shumë të praktikoni pianon, ose të flisni një gjuhë të huaj, aq më të konsoliduara janë qarqet.

Për vite me radhë, ky ka qenë fokusi i të mësuarit të gjërave të reja. Por, mesa duket, aftësia e të mësuarit ka të bëjë me më shumë se thjesht ndërtimin dhe përforcimin e lidhjeve nervore. Për më tepër, aftësia jonë për të këputur të vjetrat është më e rëndësishme.

Quhet “krasitje sinaptike” dhe ja si funksionon:

Truri juaj është si një kopsht

Imagjinojeni trurin tuaj si një kopsht, por në vend të luleve, frutave dhe perimeve, ju kultivoni lidhje sinaptike mes neuroneve. Këto janë lidhjet që ndihmojnë neurotransmetuesit si dopamina, seratonina dhe të tjerë të udhëtojnë.

“Qelizat Gliale” (jo nervore) janë kopshtarët e trurit, të cilat reagojnë ndaj sinjaleve përshpejtuese mes neuroneve të caktuara. Qeliza të tjera gliale, janë zhvendosësit e mbetjeve. Kopshtaret e trurit tuaj quhen Qeliza Mikrogliale. Ato krasisin lidhjet tuaja sinaptike. Pyetja është, si e dinë cilat duhen krasitur?

Kërkuesit kanë filluar t’i japin zgjidhje këtij misteri, por ajo që dinë ata është që lidhjet sinaptike, të cilat përdoren më pak shenjohen nga një proteinë, C1q. Kur qelizat mikrogliale zbulojnë shenjën, ato komunikojnë me proteinën dhe shkatërrojnë lidhjen. Në këtë mënyrë, truri juaj krijon hapësirë fizike që ju të mund të ndërtoni lidhje të reja dhe të mësoni më shumë.

Pse ka rëndësi gjumi

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur truri juaj është plot? Ndoshta, kur filloni një punë të re ose kur jeni shumë të zënë me një projekt. Nuk po flini mjaftueshëm edhe pse po merrni njohuri të reja në mënyrë të vazhdueshme. Epo, në një mënyrë, truri juaj është plot. Kur mësoni shumë gjëra të reja, truri juaj fillon të ndërtojë lidhje, por nuk janë efiçente. Truri juaj ka nevojë të krasisë shumë nga këto lidhje për të ndërtuar rrugë më të dobishme. Kjo ndodh kur flemë.

1-89-232x300

Truri vetëpastrohet gjatë gjumit, qelizat e trurit tkurren rreth 60% për të krijuar hapësirë që kopshtaret gliale të krasisin sinapset. Ju ka ndodhur të zgjoheni nga një gjumë i mirë dhe të mendoni qartë dhe shpejt? Kjo ndodh sepse e gjithë krasitja dhe efiçenca që zunë vend gjatë natës ju ka lënë hapësirë për të thithur dhe sintetizuar informacion të ri, me fjalë të tjera të mësoni.

Për të njejtën arsye, dremitjet janë shumë të dobishme kundrejt aftësive konjuktive. Një dremitje prej 10-20 minutash u jep mundësinë “kopshtarëve” t’i përvishen punës dhe të pastrojnë disa nga lidhjet e papërdorura, duke lënë më pas hapësirë për ndërtimin e të tjerave.

Të menduarit nëse nuk keni pushuar mjaftueshëm, është si të çash rrugën e xhunglës më një hanxhar. Është e mbipopulluar, e avashtë, e lodhshme. Ngushticat mbivendosen dhe drita e ka të pamundur të hyjë. Të menduarit pasi jeni shplodhur, është si të ecësh i lumtur në një park të gjelbëruar, rrugicat janë të lira dhe mund të lidhen lehtësisht me vendodhjet e nevojshme.

Jini të vetëdijshëm në lidhje me gjërat për të cilat keni vetëdije

Në fakt, të gjithë kemi kontroll mbi ato që truri vendos të fshijë ndërkohë që flemë. Janë lidhjet sinaptike që nuk përdorim, të cilat shenjohen për riciklim. Ato që përdorim, ujiten dhe oksigjenohen kështu që jini të vetëdijshëm në lidhje me mendimet tuaja.

Nëse kaloni shumë kohë duke lexuar teoritë komplotiste në lidhje me Game of Thrones dhe më pak në lidhje me punën, më thoni, cilat sinapse do të shkatërrohen?

Nëse keni mosmarrëveshje me ndonjë koleg të punës dhe kaloni kohë, duke menduar se si të barazoheni me të dhe jo për projektin e madh, do të përfundoni duke qenë një mjeshtër sinaptik i komploteve hakmarrëse dhe një inovator i varfër.

Për të përfituar nga sistemi natyral i kopshtarisë në trurin tuaj, thjesht mendoni për gjërat që janë më të rëndësishme për ju. Kopshtaret tuaja do t’i përforcojnë ato lidhje dhe do të krasisin ato, të cilat kanë më pak rëndësi. Në këtë mënyrë lulëzoni kopshtin e trurit tuaj./Balkanweb/

Të Lidhura

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm
Lifestyle

Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm

19 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës, e enjte 19 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e enjte 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës, e mërkurë 18 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e mërkurë 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025

E TRISHTË/ Skuadra e priste për ndeshje, i jep fund jetës futbollisti shkodran duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit
Aktualitet

E TRISHTË/ Skuadra e priste për ndeshje, i jep fund jetës futbollisti shkodran duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

18 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com