InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha nga sheshi i Teatrit: Nuk është kurrë vonë për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë

20 Shkurt, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Basha nga sheshi i Teatrit: Nuk është kurrë vonë për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë

Në sheshin para Teatrit Kombëtar u zhvillua shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se qytetarët e Tiranës, shqiptarët i tregojnë një bote të tërë se janë një popull që dinë të mbrojnë artin dinë ti bëjnë fre babëzisë atëherë kur duket se nuk ka kufij.

“Me të njëjtën kurajë qytetarët e Tiranës i janë bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që mbrojnë shumë më shumë se një godinë, që i tregojnë një bote të tërë se shqiptarët nuk janë ata ku i ka katandisur ky regjim. Nuk janë njerëzit e frikës. Nuk janë njerëzit e vesit. Nuk janë njerëzit e trafiqeve.

Nuk janë njerëzit e krimit. Por janë populli fisnik që di të mbrojë me çdo sakrificë, artin dhe artistët, elitën e shpirtit dhe të mendjes. Që di ti bëjë fre babëzisë, atëherë kur duket se ajo nuk ka kufi. Që di të bëhet diga e fundit e padrejtësisë, atëherë kur duket se padrejtësia ka pushtuar gjithçka.

Që di të mishlojë trup më trup, mendje me mendje, sup më sup, të drejtën kushtetuese që e bëjnë Europën, Europë, atëherë kur Kushtetuta duket se ka dhënë shpirt. Ky është mesazhi i qëndresës për mbrojtjen e Teatrit, që meriton të përjetohet si pjesë e monumentit të munguar të guximit të 20 shkurtit” – tha Basha.

Kreu i PD-së tha se rastësisht kishte qenë pranë shtatores së diktatorit një natë para se të rrëzohej dhe se “ishte një natë e mbushur me pezëm, hidhërim e pasiguri”.

“Pas lëvizjes së dhjetorit, për dy muaj, natë pas nate, ditë pas dite, pasiguria dhe pezmi po na pushtonte, ku dukej se pak apo aspak po lëvizte. A ka kombi një shpirt?! A ka populli një shpirt?! A ka masa një shpirt?! Po. Ka shpirtin e më të guximshmit mes nesh.

Ka shpirtin e më kurajozit mes nesh. Ka shpirtin e atij që shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë, për gjithë shoqërinë, për gjithë kombin, dhe bën që të ndezët për çdo zemër, forca dhe kurajo që di të shkallmojë edhe forcën më të pathyeshme të diktaturës si 29 vite më parë” – tha Basha.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve për të ndezur “flakën e shpresës” duke u betuar se “shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë, do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë: të sigurojë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë”.

Të Lidhura

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com