InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kryeministri ideator i grushtit të shtetit”, Ilir Meta: Me 2 Mars firmos dekretin, ju pres të gjithëve në…

19 Shkurt, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Meta: Mjaft me këtë pakicë politike, ju pres më 8 dhjetor tek sheshi “Demokracia”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se më datë 2 Mars do të firmosë në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” një dekret për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i Shtetit, por pa specifikuar nëse kjo ka të bëjë me shpërndarjen e Parlamentit.

Duke folur gjatë për çështjen e transperencës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke përsëritur herë pas here fjalët “grusht shteti”, Meta akuzoi se pjesë e tij janë mazhoranca, qeveria dhe një grup kriminal Brenda dhe jashtë vendit që kanë për qëllim largimin e të rinjve nga vendi dhe kapjen e çdo institucioni.

Kreu i Shtetit tha se që prej datës 2 Mars, nuk do të jetë vetëm Presidenca kalaja e mbrojtjes së Kushtetutës, por çdo qytetetar për të mbrojtur çdo institucion.

”Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjllë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 Mars. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës”, u shpreh mes të tjerave Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës para gazetarëve:

Ka dhe shumë argumente të tjera, ne zgjodhëm këtë dokument, gjysmë-parlamenti mashtron institucionet, kjo është gjë e zakonshme. Në kuadër të transperencës për çmontimin e grushtit të shtetit dhe me thirrjen e shqiptarëve që ta shpartallojmë së bashku, në emër të disa bandave kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare që synojnë të dëmtojnë vendin. Kemi një problem të madh. Nuk po gjejmë dot aktin me të cilin është bërë botimi në fletorën Zyrtare emërimi i Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese. Ky është një shqetësim sepse Parlamenti ka marrë një vendim mjaft serioz sepse ka thirrur komisionin e Venecias. Presidenti ka kërkuar para 48 orësh informacion për këtë emërim afat icili ka skaduar, për mënyrën e administrimit të kërkesës zyrtare të KED shoqëruar me praktikën e plotë të kërkesës dhe akt-ekspertimin. Kushtetuta ka një nen të veçantë, për çdo informacion që kërkon Presidenti duhet të përgjigjet sa më shpejt çdo institucion të cilit i adresohet. Na duhet edhe ky akt që Komisioni i Venecias të jetë edhe më i informuar pas takimit me të gjithë anëtarët e KED.

Keni nisur një betejë për të ngritur kushtetutën, ju e quani gjysmë parlament, pse nuk e shpërndani këtë parlament? Keni thënë se janë disa zyrtarë të lartë pjesë e grushtit të shtetit, keni emra konkret?

Meta: Patjetër, është vetë qeveria, mazhoranca. Ju e dini se çfarë përfaqëson ai gjysmë-parlament. Çdo ditë do të ketë lajm për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit, gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës. Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjellë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars kur do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 mars. Të krimit të organizuar ndërkombëtare vendase edhe jo vendas. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si Presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës. 

Më 2 mars do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve. Do të shkatërrojmë bazën e krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kërkojnë popullin e presidentit në WhatsApp të porosisin poture të gjëra.

Të Lidhura

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com