InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtohet presioni ndaj Kosovës, Macron letër Thaçit: Hiqni taksën, ndryshe nuk rinis dialogu me Serbinë

15 Shkurt, 2020
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Shtohet presioni ndaj Kosovës, Macron letër Thaçit: Hiqni taksën, ndryshe nuk rinis dialogu me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i ka shkruar letër kreut të shtetit, Hashim Thaçi, të cilin e ka uruar në emër të popullit francez.

Macron në këtë letër gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell , të organizojë një Samit në Paris me qëllim të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Kreu i shtetit francez ka thënë se për të ndodhur një gjë e tillë, Kosova duhet të heq taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Gjithashtu Macron ka thënë se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Letra e plotë:

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju adresoj, në emrin tim dhe në emër të popullit francez, urimet e mia të sinqerta.

Që prej vitit 2008, dy vendet tona kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësie mirëbesimi. Franca qëndron përkrah Kosovës për t’a ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet ajo sot, veçanërisht në konsolidimin e shteti të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, në kuadër të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor të cilin e kam miratuar pranverën e kaluar. Agjencia Franceze e Zhvillimit planifikon të fillojë punën në Kosovë këtë vit. Bashkëpunimi ynë dypalësh mbështet gjithashtu agjendën evropiane të reformës në vend.

Dëshiroj poashtu të përshëndes zhvillimin e qetë të zgjedhjeve legjislative të datës 6 tetor si dhe formimin, tash së voni, të qeverisë së re të Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme dhe që vendosmërisht të angazhohet në kërkimin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

Siç edhe e kam cekur më 12 nëntor të vitit të kaluar, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe gatishmërinë time për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josp Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut. Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për “ç’njohje” nga ana e Serbisë. Pasi rifillimit të dialogut, është radha e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Francës, të lehtësojë bisedimet midis dy palëve me synimin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht.

Duke përtërirë urimet e mia të ngrohta, ju lus të pranoni, z.President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Të Lidhura

Shi dhe dëborë, parashikimi i motit për sot 22 Nëntor 2025
Aktualitet

Shi dhe dëborë, parashikimi i motit për sot 22 Nëntor 2025

22 Nëntor, 2025
Reagimi ironik i kaubojsit për përfaqësuesen e Europës/ Kosi, po vazhdon të dëmtojë Shqipërinë
Aktualitet

Reagimi ironik i kaubojsit për përfaqësuesen e Europës/ Kosi, po vazhdon të dëmtojë Shqipërinë

22 Nëntor, 2025
SPAK shkërmoq bandën e Belinda Ballukut, pas saj dhe Evis Berberit goditen Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH
Aktualitet

SPAK shkërmoq bandën e Belinda Ballukut, pas saj dhe Evis Berberit goditen Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH

20 Nëntor, 2025
Pas krizës së rëndë financiare, “Turkish Airlines” nxjerr në shitje të gjitha aksionet e ‘Air Albania’
Aktualitet

Pas krizës së rëndë financiare, “Turkish Airlines” nxjerr në shitje të gjitha aksionet e ‘Air Albania’

20 Nëntor, 2025
Reshje të dendura shiu dhe dëbore nē këto zona, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Reshje të dendura shiu dhe dëbore nē këto zona, parashikimi i MOTIT për sot

19 Nëntor, 2025
Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë
Aktualitet

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

17 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Shi dhe dëborë, parashikimi i motit për sot 22 Nëntor 2025
Aktualitet

Shi dhe dëborë, parashikimi i motit për sot 22 Nëntor 2025

22 Nëntor, 2025

Reagimi ironik i kaubojsit për përfaqësuesen e Europës/ Kosi, po vazhdon të dëmtojë Shqipërinë
Aktualitet

Reagimi ironik i kaubojsit për përfaqësuesen e Europës/ Kosi, po vazhdon të dëmtojë Shqipërinë

22 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 22 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 22 Nëntor 2025

22 Nëntor, 2025

Shkencëtarët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën
Të ndryshme

Shkencëtarët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën

21 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com