InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Qyteti gjerman që fle mbi 72 tonelata diamante/ Ja çfarë përdorin si material ndërtimi …

29 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Lajme, Të ndryshme
A A
Qyteti gjerman që fle mbi 72 tonelata diamante/ Ja çfarë përdorin si material ndërtimi …

Banorët e qytetit Nordlingen në Gjermani e dinë se jetojnë me tonelata diamante, por nuk planifikojnë t’i “shembin” që të pasurohen. Nordlingen në bavari të Gjermanisë qëndron mbi diamantet që gjenden aty qysh prej 15 milionë viteve, kur një asteroid goditi Tokën.

Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër, pikërisht sikurse Nerdlingeni i sotëm dhe peshonte rreth 3 miliardë tonelata.

Goditja ishte aq e fortë sa që rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm që të krijohet një përzierje mes xhamave, kristaleve dhe diamanteve.

Vlerësohet se rreth 72 tonelata diamante gjenden në rajonin e Nordlingenin. E kur miliona vite më vonë erdhën banorët e parë, nuk e dinin se shtëpitë po i ndërtonin me materiale tejet të çmuara.

Prej vitesh besonin se prejardhje e krateri është nga vullkani, deri në vitet e 60-ta kur u konstatua së bëhet fjalë për një asteroid.

Ata përdorën suevitin (material i përzier me gurë, xham, kristale dhe diamante) si material për ndërtime, duke mos e ditur se përbëhet nga diamantet e shtypur.

Kështu kishat dhe muret e qytetit janë shumë më të vlefshme sesa që duken në shikim të parë. Sasia e diamantit është aq e madhe, por banorët nuk do të mund të fitonin shumë para pasi madhësia e tyre është më e vogël se 0,2 milimetra, kështu nuk planifikojnë ta shembin qytetin për t’u pasuruar.

Megjithatë ky qytet gjerman gjeneron të hyra me mënyra tjera – turistët nga e gjithë bota shkojnë atje për të parë arkitekturën dhe vizituar muzeun Ris Crater, në të cilin gjendet mostra të kraterit të shkaktuar nga asteroidi.

Të Lidhura

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025
Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)
Të ndryshme

Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)

3 Dhjetor, 2025
Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës
Të ndryshme

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës

2 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it
Bota

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it

23 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor, 23 Dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor, 23 Dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025

PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com