InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

FISNIKËT E MIRDITES NDËR SHEKUJ/ FAMILIA NDOCAJ, 500 VJET HISTORI

27 Janar, 2020
in Artikuj, Histori
A A
FISNIKËT E MIRDITES NDËR SHEKUJ/ FAMILIA NDOCAJ, 500 VJET HISTORI

Kol Gjok Deda Ndocaj i Manatisë, plaku i bajrakut të Manatisë

Kol Gjok Deda lindi në fshatin Manati të bajrakut me të njëjtin emër, njëri prej 12 bajrakët e Mirditës.

Lindi në një familje me tradita patriotike, shtëpia e Ndocajve, e cila bënte pjesë ndër shtëpitë e para në bajraket e Malësisë së Lezhës, e cila mbante titullin e vojvodës. Familja e Gjok Dedës ka qenë një bazë e rëndësishme dhe mbështetëse e luftërave të mirditorëve kundër pushtuesve. I ati, Gjok Deda, ishte pjesë e luftëtarëve mirditorë, që morën pjesë në mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, të prirë nga kapedani Preng Bib Doda, ku dhe dha jetën në luftime, në Tuz, në vitin 1880, ku koka e tij përfundoi në tepsi tek Krajl Nikolla.

I rritur në këtë familje patriotike, Kol Gjok Deda, që në moshë të re merr pjesë me armë në dorë në luftë kundër pushtuesve turq.

Pati një kontribut të spikatur gjatë kryengritjeve të viteve 1911-1912.

Më 11 maj 1912, merr pjesë në kuvendin e Zejmenit, ku pati përfaqësues nga 12 bajraket e Mirditës, Bregu i Matës dhe Kurbini. Më 25 maj 1912 ishte ndër organizatorët e kuvendit të Manatisë. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan disa luftime kundër pushtuesve, forcat kryengritëse të 12 bajrakeve të Mirditës drejtoheshin nga Preng Marka, Prenga i Oroshit dhe Kol Toma i Velës.

Të mbështetur nga vullnetarë nga Lura, Dibra e Mati, kryengritësit mirditorë sulmuan Lezhën, arritën ta çlironin dhe të ngrinin flamurin kombëtar. Por në mungesë të armatimeve, pasi një anije me armë që u ishte premtuar nga aleatët nuk erdhi, u detyruan që të tërhiqeshin dhe të zinin vijën Kreshtë-Gomsiqe.

U zhvilluan luftime të ashpra në Gomsiqe, Rraboshte, Kallmet, prej Vaut të Dejës në Grykë të Gjadrit, në Kreshtë e deri në malin e Velës, në të gjitha shpatet që ndanin Mirditën nga Zadrima. U zhvilluan luftime të ashpra në Pllane, Breg të Matës, etj.

Më 1 gusht 1912, merr pjesë në kuvendin e Rubikut. Në këtë kuvend morën pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e veriut, si nga 12 bajraket e Mirditës, Kurbini, Bregu i Matës, Zadrima, Lezha, Shkodra, Kruja e Tirana.

Tri ishin çështjet me rëndesi kombëtare, që u shqyrtuan në Kuvendin e Rubikut.

1. Zgjedhja e delegatëve për në kuvendin kombëtar të Shkupit, në të cilin do të hartohej Statuti (Kushtetuta) i Shqipërisë autonome.

2. Formulimi i një projekt-statuti për këtë qëllim.

3. Qëndrimi i shqiptarëve ndaj autoritetit osman deri në kthimin e delegatëve.

Mbështeti me të gjitha forcat shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë.

Në ditët e para të dhjetorit 1912, u ngrit flamuri kombëtar në Lezhë, nga Kol Toma i Velës, Frrok Ded Kola i Kashnjetit, Gjeto e Ded Coku të Bregut të Matës, Kol Gjok Deda i Manatisë, etj.

Më 8 korrik 1919, mori pjesë në kuvendin e Kallmetit, ku pati përfaqësues nga 12 bajrakët e Mirditës.

Në kuvend u nënshkrua një protestë drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, kundër pretendimeve shoviniste jugosllave për pushtimin e Shkodrës.

Kol Gjok Deda vdiq, duke lënë një emër të mirë e të nderuar në Malësinë e Lezhës e më gjerë.

Frrok Kolë Gjoka Ndocah i Manatisë.

Lindi në një familje të vjetër me tradita të hershme patriotike. Familja e tij kishte trashëguar titullin e Plakut (Vojvodës) pë bajrakun e Manatisë. Gjyshi i tij Gjok Deda, ishte ndër figurat e rëndësishme të Mirditës në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në vitin 1880, ishte pjesë e forcave mirditore, që të prira nga kapedan Preng Bib Doda, luftuan për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit dhe Grudës nga malazezët. Gjok Deda u vra në luftimet e Tuzit në vitin 1880, në mbrojtje të tokave shqiptare. Eshtë “Dëshmor i Atdheut”.

I ati Kolë Gjok Deda ishte ndër figurat e rëndësishme të Mirditës në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Si plak i bajrakut të Manatisë, mori pjesë në disa kuvende krahinore të Mirditës.
Me 11 maj 1912 merr pjesë në kuvendin e Zejmenit, ku pati përfaqësues nga 12 bajrakët e Mirditës, Bregu i Matës, etj. Me 25 maj 1912 ishte ndër organizatorët e kuvendit të Manatisë. Me 1 gusht 1912 merr pjesë në kuvendin e Rubikut, ku pati përfaqesues nga të gjitha krahinat e veriut, nga: 12 bajraket e Mirdites, Kurbini, Bregu i Mates, Zadrima, Lezha, Shkodra, Kruja, Tirana, etj.
Ne ditët e para të dhjetorit 1912, u ngrit flamuri kombëtarë në Lezhe, nga Kol Toma i Velës, Frrok Ded Kola i Kashnjetit, Gjeto e Ded Coku të Bregut të Matës, Kol Gjok Deda i Manatisë, etj.
Me 8 korrik 1919 mori pjesë në kuvendin e Kallmetit, ku pati përfaqësues nga 12 bajrakët e Mirditës.

Pas vdekjes së Kolë Gjok Dedës, titullin e Plakut të bajrakut të Manatisë e trashëgoi i biri Frrok Kolë Gjoka, i cili e ruajti emrin e mire të familjes. Si njohës i të drejtës zakonore shqiptare, qe thirrur në shumë konflikte e mosmarrëveshje. Pas vdekjes së tij, titullin e Plakut të bajrakut e trashëgoi Gjin Preng Marku (nga e njëjta familje), burrë i nderuar e me emër të mire në mbarë Malësinë e Lezhës.

Gjin Preng Mark Ndocaj, PLAKU BAJRAKUT MANATIS NE MIRDITE-Shkruan Eduart Ndocaj

PJESE NGA LIBRI IM”JETA IME”

AI i cili ishte barjak ne periudhen me te veshtire te fisnikeve shqiptare, gjate periudhes se Regjimit. Ai jo vetem qe ka ndihmuar shume fisnike te tjere te zones, por kurre nuk u perule perballe Regjimit. Perkundrazi, gjate gjithe kohes ka qene nje malesor, nje fisnik i vertete dhe nje antikomunist i betuar.
Isha vetëm 5 vjeç, kur kujtesa e ime fillon rrugën e saj. Ishte një ditë shumë e trishtuar, sepse humba gjyshin. Megjithatë, unë nuk e kuptoja, ashtu siç mund ta kuptonin më të rriturit, se çdo të thotë të humbësh gjyshin, simbolin e vazhdimësisë dhe identitetin e një familje të vërtetë mirditore.
Ishte mëngjes, më kujtohet shumë mirë, kur Gjyshi im i shtre-njtë, krenaria ime, po pinte kafe me nipin e tij, Nikollën, dhe papritur ai e la të folurën duke i thënë nipit të tij se nuk po mbushej me frymë. Kaq, mjaftojë që shpirti i tij të shko-nte në prehrin e Zotit.
Prej vitesh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Pikërisht në ditën, kur gjyshi braktisi botën tonë njerëzore dhe ju bashkuar mbretëri-së së Zotit, unë isha aty, vetëm gja-shtë vjeç dhe e përjetova persona-lisht atë moment, i cili vështirë se mund të fshihet nga mendja e një të riu, që do të ndiqte me shumë zell e branari gjurmët të parëve, të fisnikëve të familjes, dhe të nderuarve të gjithë Mirditës.
Gjyshi pushojë së folur, nuk mori frymë dhe zemra i pu-shojë. Nuk po i mbaja dot lot, një hije e rëndë i ra shtëpisë, të gjithë u bashkuam në këtë moment dramatik. Lotët më rrodhën në sy, e mbi faqe. Ai ishte një burrë fisnikë, që i donte shumë fëmijët, nipat dhe mbesat dhe thoshte, se: “Një shtëpi pa fëmijë, është si bota pa nje-rëz”.
Ai gëzohej shumë tek sa shikonte nipat dhe mbesat, që e ki-shin mbushur shtëpinë, e shumë herë i dilnin lot nga gëzimi. Për ma-lësorin,fëmijët janë jeta,vazhdimësia,e ardhmja dhe garancia e vazh-dueshmërisë së linjës së gjakut. Edhe pse isha i vogël, gjyshi kishte një debulesë të madhe për mua e gjithmonë u thoshte të tjerëve: “Mos ma prekni me dorë Eduartin, sepse ai do të jetë suksesi e nderi i familjes sonë”.
Atë ditë nuk kishte vdekur vetëm gjyshi im, kryetar i një familje të ndershme, por kishte vdekur një ndër burrat më të shquar dhe të respektuar të Bajrakut të Manatisë dhe të gjithë 12 Bajraqeve të Mirditës.
Me gjyshin tim, Gjin Preng Marku, unë sot krenohem, dhe e kujtoj me dashuri. Jo vetëm kaq, por kudo që shkoj ma kujtojnë atë, për historitë dhe bëmat që më tregojnë njerëzit për të, kur e marrin veshtë se kush jam. Zemra më bëhet mal, kur flitet për të, dhe po ashtu obligohem më shumë të ndjek rrugën e tij, të përfaqësimit, ndërmjetësuesit dhe të njeriut që impenjohet edhe për interesat e përbashkëta, që zgjidh hallet e problemet e njerëzve.
Ishin kohë të vështira atëherë, sepse regjimi më i egër në Evropë, e pse jo në botë, u kishte shpallë luftë fisnikëve, patriotëve e familjeve të mira. E tillë ishte edhe familje ime në atë.
Frika jetonte krahas vdekjes dhe persekutimit. Mbaj, mend, që kur gjyshi vdiq, gjatë ditës nuk erdhën shumë njerëz për ngu-shëllime, sepse ishim të persekutuar, nuk ishim komunist, edhe pse ishim familje patriotësh, fisnikësh e të ndershmish. Me të rënë nata, qindra e qindra njerëz filluan të vinin në shtëpinë tonë për të bërë ngushëllimi, pasi ishte një figurë shumë e respektuar dhe e nderuar në gjithë Veriun.
Për 12 muaj rresht kanë ardhur njerëz nga gjithë Veriu për të na bërë nderime e ngushëllime, sepse gjyshi gëzonte një respekt të gjerë për mençurinë dhe bujarinë e tij.

Fotografia e Vale Kevi Vale
Fotografia e Vale Kevi Vale
Fotografia e Vale Kevi Vale
Fotografia e Vale Kevi Vale

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi
Histori

27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi

27 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com