InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Elita e Nikaj Merturit fener ndriçimi për brezat

26 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Elita e Nikaj Merturit fener ndriçimi për brezat

Nga Agron PREBIBAJ

Gazeta Euro Albania dhe shoqata Nikaj- Mertur, urime për Dr. Dedë Qokaj

Sot gazeta Euro Albania dhe shoqata Nikaj Mertur organizuan një kokteil për të nderuar dr. Dedë Qokaj menjëherë pas marrjes së gradës doktor i shkencave në gjuhësi, gjuhën tonë të ëmbël e të dashur shqipe.
Sot Nikaj Merturi rëndit numrin 27 të profesorëve e doktorëve të shkencave në të gjitha fushat, me nga 0.9 person në çdo familje me arsim të lartë duke u rënditur e para në shkallë kombëtare(komuna) pa proporcion popullsie si zona më e arsimuar, çka do të thotë privatësia e qytetarisë së etur në shekuj për liri e dituri.
NikajMertursit ndër breza kanë patur identitetin, virtytet, doket e zakonet edhe me veçantinë e vet, të cilat shpesh herë për studiuesit përcjellin krenarinë ķombëtare.
Atëherë kur Zoti foli shqip dhe i fali Shqipërisë 460 km vijë bregdetare, fusha, kodra, male, lëndina, livadhe, ujëra të bollshme e pasuri nëntokësore që nga Myzeqeja e deri lart në Veri, aty përmbi Drin në luginën e Nikaj Merturit përmbi krye Zoti ndaloi të pikturonte më mirë amfiteatrin e Curraj Eper për të dhuruar mrekullinë që befason e mahnit njeriun e botës tonë.
Profesori Dedë Qokaj pak ditë më parë merr titullin doktor i shkencave i cili rrit dhe krenon të gjithë miqtë e vet të cilët e njohin nga afër për cilësitë e tij njerëzore e intelektuale në fushën e gjuhësisë, hulumtimit, e etnografisë, vërtetë personaliteti që zën vendin e vet edhe pse me vonesë për meritoelitë.
Në mes tij vjen vija ndarëse e pasimit të shkollës së jetës së ashpër të Curraj Eper, kur i zoti i shtëpisë, apo të mëdhenjtë flisnin e të vegjlit dëgjonin për t’u përgatitur për nesër, ndërsa flinin me kokë në cumer e në shekuj më parë në fir e lëkura, asnjëherë zjarrin në mes të votrës, por i ndërtuar oxhaku në kullat e tyre dykatëshe për të tërhequr tymin e blozën.
Frymëzimi i Dedë Qokaj vjen nga Ati i mëndjes Kukel Ndou, nga Balec Gjoni, Pal Nika, Mirash Gjoni, Gjelosh Rama, Bajram Curri etj, personalitete të shkëlqyera e referencë e zonave të Veriut e përfaqësues të denjë në të gjitha etapat e historisë shqiptare; Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Lushnjes qeveria e Fan Nolit, më të përjashtuar nga sistemi komunist, porse më të mirë arsimuarit në rang kombëtar.
Gjithsesi sot ishte dita e Dedë Qokaj, vetëm urime dhe fjalë zemre nga të gjithë intelektualët pjesëmarrës në festën vllazërore miqësore e organizuar nga miqtë e kolegët e tij, nga kryeredaktori i demokristianëve shqiptar Agron Prebibaj dhe kryetari i shoqatës Nikaj Mertur dr. Mhill Gecaj.
Aty folën të gjithë nëpërmjet urimit e ngrohtësisë për profesor Dedë Qokaj.
Në fjalën e tij doktor Mhill Gecaj vlerësoi zotin Qokaj si krenaria e Nikaj Merturit, ndërsa prof dr. Lush Susaj e ka vlerësuar si elitarë në pasurimin e gjuhësisë.
Ndërsa n/kryetari i Bashkisë Kamëz z. Prelë Gjonpali e ka cilësuar zotin Qokaj si personalitetin e shkëlqyer të arsimit shqiptar.
Po ashtu poeti Gjin Progni është dëgjuar mjaft krenar me bashkë nikajmerturasin Qokaj në suksesin e tij në fushën e gjuhësisë.
Edhe studiuesi Pjeter Meta e ka uruar përzemërsisht duke e vlerësuar si njeriun e thjeshtë me produkt të lartë, e mbyllur kjo me urime nga Pashk Preka, Kolë Buja, Lekë Vatnikaj, Ndoc Malaj etj.
Përmbyllja vjen me mesazhin e Pashko Gecaj; prof. Deda, e gëzofsh doktoraturën, qofsh faqebardhë gjithë jetën tënde!
Ngacmuese dhe njerëzore ishte telefonata e komisarit Gjin Gjoli, n/kryetar i shoqatës Nikaj Mertur i cili në pamundësi për të qënë prezent jep mesazhin: Urime vllazërore për Dedë Qokaj’n, e epja Zot Nikaj Merturit.
Urime Dedë Qokaj.

Të Lidhura

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com