InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse nuk duhet të shqetësohemi nga diarreja që ka filluar kundër PD?

24 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Tërbimi dhe diarreja që ka nisur stuhishëm kundër PD nga të njëjtat hiena televizive është një burim neverie për shumë miq dhe kolegë.

Shkak për shpërthimin e këtij tërbimi ishte vendimi për nisjen e punës për reformën zgjedhore, përfundimi dhe implementimi i së cilës është dhe kushti kryesor i Bundestagut, si dhe akti përmes të cilit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Në fakt, arsyeja e vërtetë e tërbimit të tyre nuk lidhet me këtë akt në vetvete, sepse reforma nuk ka asnjë impakt në rezultatin e zgjedhjeve, përveç një adresimi formal të disa problematikave të ngritura nga OSBE/ ODHIR për zgjedhjet e fundit.

Arsyeja e vërtetë e tërbimit të tyre lidhet me makthin e tyre, se kësaj rradhe SHBA dhe BE janë vendosur hapur në krah të Opozitës, kundër qeverisë dhe po avancojnë dhunshëm axhendën e tyre, duke injoruar përpjekjet meskine të Edi Ramës për ta vonuar këtë proces.

Kjo do të thotë që rënia e kësaj qeverie dhe humbja e pushtetit të padronit të tyre është e garantuar, sepse dihet përfundimi në raste të tilla të ndërprerjes së mmandatit gati me ‘dhunë’ nga SHBA dhe BE.

Kjo do të thotë se Partia Demokratike, përkundër spërdredhjeve të tyre parimore, është një hap larg pushtetit. Kjo është një kafshatë, që vetë padroni i tyre e ka kapërdirë me dhimbje, por çuditërisht nuk po e kapërdijnë dot hienat e tij të domestikuara.

Si frikacakë dhe imoralë, ata po bëjnë gjithçka për ta injoruar axhendën Perëndimore për tranzicionin e pushtetit politik në Shqipëri dhe ta paraqesin atë si një gënjeshtër të PD.

Ata injorojnë me lehtësinë më të madhe aktin e djegjes së mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve. Ata relativizojnë radiografinë e ashpër që zbuluan përgjimet e BILD dhe Zërit të Amerikës. Ata mohojnë protestën më të madhe opozitare të këtyre 30 viteve. Ata bëjnë sikur nuk e kuptojnë mesazhin e ashpër të bllokimit të integrimit dhe nëntë kushtet e Bundestagut.

Por, me të gjitha spërdredhjet dhe kapërcimet e tyre logjike për ta fshehur këtë realitet , të gjithë e kanë të qartë që aksioni për demaskimin dhe më pas përmbysjen e njeriut më të korruptuar të historisë shqiptare, njeriut të Beogradit dhe Moskës, është kryekëput një aksion i superkoordinuar nga Washingtoni dhe Berlini.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi për këtë shërbim padroni i tyre i mbath, i vesh dhe i ushqen. Por ajo që të habit është mungesa e plotë e koherencës logjike në qëndrimin e tyre. Nga njëra anë i kanë shërbyer më devotshmëri dhe janë vetë produkt i këtij sistemi, nga ana tjetër e sulmojnë këtë sistem pikërisht nga frëngjitë e TV-ve të këtij sistemi. Qajnë dhe qurraviten çdo ditë për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi, ndërsa nga ana tjetër fajësojnë Opozitën për këtë.

Në vend që t’i kërkojnë llogari qeverisë se pse nuk largohet pasi është kapur duke vjedhur zgjedhjet, i kërkojnë llogari Opozitës se pse nuk merr armët për ta rrëzuar atë me dhunë.Pandershmëri si kjo has vetëm tek ata parazitë që majmen vetëm me gjak.

Sulmi qesharak që ata kanë nisur kundër asaj që ka qenë dhe është praktikisht armiku i tyre më i madh, Partia Demokratike, jo vetëm është totalisht nonsens logjik, por i demaskon ata si zgjatime të këtij pushteti.

Në fakt lehja në kor e tyre dhe bashkimi me këtë kor edhe i ‘të paekspozuarve’ si fisheku i fundit i një regjimi që po jep shpirt, lajmëron jo vetëm që beteja e fundit është afër, por edhe që fundi i padronit të tyre është i padiskutueshëm.

Tashmë askush nuk mund ta fshehë dot faktin që Edi Rama kanabizoi Shqipërinë në vitin 2016 , për të vjedhur më pas zgjedhjet e vitit 2017 në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ndërsa bllokimi i integrimit dhe nëntë kushtet e Bundestagut janë dy njollat e turpit mbi fytyrën e tij që nuk ka lëpirës me pagesë që ia heq.

Të gjithë e kanë të qartë që Edi Rama është në ditët e tij të fundit. Ai ka dështuar si askush tjetër para tij dhe bilanci i tij i qeverisjes është më i ziu që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë dot më askush, as zogjtë pa pupla të opinionit, as të paekspozuarit që kanë filluar të ekpozohen, as lapsat që kanë filluar të shkruajnë me gjakun e shqiptarëve.

Tags: Red Varaku

Të Lidhura

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com