Kastro Zizo pret që të bëhet baba për herë të tretë.
Lajmin e dha vetë Kastroja tek ‘Kënga Magjike’ vitin e kaluar.
Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe, Kastro ka preferuar të mos japë asnjë detaj për bebushin që po vjen, e po ashtu edhe për partneren tij.
Por një foto e postuar pak orë më parë në instagramin e tij na njohu më në fund me të dashurën e Klevis Bega.
Një foto e shkrepur në shtëpinë e Kastros teksa çifti ndodhej me dy miq, moderatoren Zhaklina dhe partnerin e saj, na njohu kështu edhe me barkun e rrumbullakosur të Sarës, partneres së këngëtarit.
Burime për revistën’ Bordo’ kanë konfirmuar se Sara është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe është 25 vjeç.













