Në fillim të këtij viti u tha që modelja Oriola Marashi është në një lidhje me futbollistin e njohur shqiptar, Eros Grezda.
‘Indeksonline’ publikoi foton e tyre ku dhe shkroi se ata janë në një lidhje.
Lajm të cilin si Oriola dhe Grezda as nuk e pranuan por as nuk e mohuan.

E së fundmi modelja me anë të një postimi në Instastory ka treguar se ka marrë dhuratë një tufë të madhe me trëndafila në formë zemre duke mos treguar dhuruesin e tyre.
Por nisur nga ato që thamë më sipër mos vallë dhuruesi i kësaj super dhurate ka qënë Grezda?














