InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Njihuni me dhjetë pikturat më të kërkuara dhe të shtrenjta në botë

3 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Njihuni me dhjetë pikturat më të kërkuara dhe të shtrenjta në botë

Çdo vit, vepra arti që bashkë vlejnë miliarda dollarë kalojnë nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën, ndërsa muzetë më të rëndësishëm mbajnë dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre

Por të paktë janë krijimet më të çmuara që arrijnë famën e pretenduar për t’u cilësuar vërtet si “më të mirët”. Duke qenë se i famshëm është një term subjektiv, CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë viteve të fundit.

U krahasuan dhjetëra kryevepra të njohura – nga klasiket si “Mona Lisa”, “Vala e Madhe”  nga “Kanagawa” dhe “Salavator Mundi”, me veprat më moderne si “Nighthawks” dhe madje edhe me seritë e  “Dogs Playing Poker”.

Bazuar në këto rezultate, këto janë dhjetë pikturat më të kërkuara në botë.

Mona Lisa kryeson renditjen dhe nuk ka përse çuditeni; është piktura më e famshem në botë kjo e gruas misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Dhe të mendosh që përpara shekullit të 20-të, siç thonë historianët, “Mona Lisa” njihej shumë pak jashtë rretheve të artistëve.

Darka e fundit bën që Leonardo të jetë i vetmi artist i cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij pëpara kryqëzimit. Piktura është një një afresk i madh – 4,6 metra i lartë dhe 8,8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.

Nata me yje e Van Gogh-ut, një prej pikturave më të bukura të mjeshtrit të madh, e cila përcjell të gjithë stilin e rrallë të tij përmes penelatave të trasha, të guximshme dhe innovative. Format dhe ngjyrat e jashtëzakonshem të saj i kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.

Ulërima e Eduard Munch, një vepër që nuk harrohet lehtë, e që ka dhe një karakteristikë: sipas blogut të Muzeut Britanik, ekzistojnë dy piktura, dy pastele dhe më pas një numër i papërcaktuar skicash pëe të. Në vitin 2012, një nga pastelet u shit për gati 120 milion dollarë në ankand.

Guernica’ e Pablo Picasso-s është një prej punëve më madhështore të piktorit gjenial dhe tregon bombardimin e qytetit bask me të njëjtin emër gjatë luftës civile në Spanjë.

Puthja e Gustav Klimt vjen nga “Periudha e Artë” e artistit austriak; ndikimet artistike bizantine mund të shihen në rrobat tejet decorative të personazheve të tij, ndërsa pasioni shpërthen mes penelatave të forta të piktorit.

Vajza me vath perle, nga Johannes Vermeer është krahasuar shpesh me Mona Lisën, një kryevepër në vaj mbi kanavacë që është praktikisht një shembull brilant thjeshtësie.

E kërkuar mbetet dhe Lindja e Venusit nga Sandro Botticelli, ku autori ka krijuar në mënyrë të paharrueshme perëndeshën e Dashurisë.

Las Meninas’ nga Diego Velázquez , është jo vetëm më e famshmja, por edhe vepra e tij që ka përmasat më të mëdha dhe u kërkua nga Filipi i 4-tert i Spanjës

Krijimi i Adamit, mrekullia e Michelangelos në kapelën Sikstine konsiderohet si një prej pamjeve më të kopjuara në histori.

Të Lidhura

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun
Histori

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun

18 Janar, 2026

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”
Aktualitet

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”

18 Janar, 2026

Belind Këlliçi nga Lapraka: Më 24 janar ju presim në shesh për të rrëzuar regjimin e Ramës
Aktualitet

Belind Këlliçi nga Lapraka: Më 24 janar ju presim në shesh për të rrëzuar regjimin e Ramës

18 Janar, 2026

Call Center-t mashtrues/ Investigimi i “Le iene” merr më qafë motrën e Taulant Ballës, antimafia italiane i sekuestron miliona euro në zyrë
Aktualitet

Call Center-t mashtrues/ Investigimi i “Le iene” merr më qafë motrën e Taulant Ballës, antimafia italiane i sekuestron miliona euro në zyrë

17 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com