Një vit i ri ka mbërritur, gjë që na bën të mendojmë se supriza dhe fillime të reja janë në horizont, madje mund të nisin nga momenti në moment. Mirëpo, fillimi kalendarik nuk mjafton për të na bërë të ndryshojmë mënyrën e jetesës për mirë, pavarësisht stimulit psikologjik që mund të na japë.
Fillimi i mbarë, gjysma e punës, thonë, ndaj ekzistojnë disa mënyra për ta përcaktuar mbarësinë e vitit që në zanafillën e tij.
1. Bëni një përmbledhje të vitit të shkuar
Nëse qartësoheni mbi ato çfarë kanë shkuar apo nuk kanë shkuar mirë gjatë vitit të shkuar, do ta keni më të lehtë të bëni bilancin se ku ndodheni aktualisht për të ditur nga ku mund t’ja nisni.
2. Përfundoni punët që keni lënë përgjysmë
Sapo filloi një vit i ri, mirëpo kjo nuk do të thotë se planet mund të lihen përgjysmë. Nëse keni ende çështje të pambyllura, organizohuni për t’i përfunduar sa më shpejt, në mënyrë që t’u lini vend planeve të reja.
3. Jini realist
Mos i ngrini në qiell qëllimet që keni për vitin e ri, pasi përmbushja e tyre kërkon vendosmëri dhe ritëm që janë të vështira dhe me gjasa do të përfundoni të zhgënjyer në fund. Por, nga ana tjetër, as mos e nënvlerësoni veten. Reflektoni paksa mbi planet që janë brenda mundësive tuaja pavarësisht se sa kërkojnë nga ju dhe vendosni qëllime që vërtetë doni të përmbushni.
4. Vendosni veten në fillim të listës
Shumë gjëra janë në potencial për t’u bërë në 2020, mirëpo në vrullin e gjërave harrojmë të merremi me atë që vërtetë ka rëndësi, veten tonë. Ndaj, vendoseni veten në top të listës, pasi, nëse nuk jeni të lumtur e të frymëzuar, realizimi i një viti të suksesshëm do të bëhët mjaft i vështirë. Jepini kohë vetes suaj!