Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën sapo ka hyrë në ambientet e një bar-kafeje ndërkohë Faxweb.al mëson edhe emrin e tij dhe bëhet fjalë pë Meleq Allidri.
Sipas dëshmitarëve 24-vjeçari ka hyrë në lokal, dhe ka porositur kafe, por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme. Dyshohet paraprakisht se i ndjeri vuante nga një sëmundje në zemër dhe ka pësuar infarkt ndërkohë pas autopsisë priten detaje të reja për ngjarjen e rëndë.
Lidhur me këtë ngjarja të rëndë kanë reaguar edhe të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale të cilë shprhin ngusëllimit
“Si na ike kshu o vlla ca eshte kjo jet kshu mbreme defryem qeshem edhe sot ike na le me lot ne sy qofsh i xhenetit nuk do te harroj kurr vlla”, shkruan një mik i tij në rrjetet sociale.

“Na i preve krahët o vlla…. kurrë sdo të harrojmë o flori”, shkruan një tjetër krah fotos.

Dikush tjetër nuk e beson atë që i ka ndodhur të riut, ndërsa e konsideron një të vërtetë të hidhur duke ndarë me miqtë e tij një foto të Meleqit në rrjetet sociale.

“Me mori malli qe tani per ty! Shpreha deshiren te te perqafoj, edhe pse sonte ti je pa fryme! Askush se pranon humbjen tende Ku ka kjo toke njerez te mire sa ty?! Te beri zoti pervete! Me siguri te ka zgjedhur vend te mire Ishe plot jete, kishe nje energji per tu marre shembull!
U prehsh ne paqe, o shpirt flori!”, shkruan një tjetër teksa ka publikuar fotot e të riut duke vallëzuar.

Reagime të tjera:


