Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të zonës së Porcelanit në Tiranë, ku dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Dy mjete janë përplasur mes tyre, dhe derimë tani dyshohet për të paktën 2 viktima, të cilat sipas raportimeve të para janë një çift bashkëshortësh.
Nga aksidenti dyshohet se ka dhe persona të plagosur, por derimë tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë.
Aksidenti ka ndodhur mbi vijat e bardha.





Vijon…