InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“VITI I RI” I KOHËVE TË VJETRA…

30 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
“VITI I RI” I KOHËVE TË VJETRA…

Nga Lirim NEZHA

Atë kohë të mbrapshtë as që dua ta kujtoj,por sa herë jemi në prag të vitit të ri më vjen para syve sikleti që ndjente ime më që përpiqej e stërmundohej për ta bërë së paku një natë një sofër ndryshe.

Bollëku ishte e vetmja gjë që në fëmijët prisnim për vitin e ri.Të paktën do të mbushnim barkun me gjera që i shihnim rrallë.Nuk bëhej fjalë fare për lodra.Ndonjë tollumbace që na binte ndonjeherë në dorë më shumë na trishtonte se sa na gezonte.Na trishtonte sepse nuk e kishte jetën e gjatë,fluturonte pranë ndonjë ferre dhe ne dëgjonim të lemerisur shpërthimin e saj të fundit.

Por le të kthehem tek sofra e mbrëmjes së fundvitit.Niste disa ditë më parë me petët e pafundme të bakllavasë,me arrët që ishin të mbrojtura me celës posacërisht për atë ditë,me sheqerin që ishte vetëm tre kg në muaj racioni e që nevojitej i gjithi për sherbetin e bakllavasë.

Pastaj radha raskapitëse për të marrë dy kg mish në dyqanin e kooperativës.Ap dy-tre kg portokalle të tharta dhe ndonjë kilogramë mollë po të kishe shancin.

E për ta bërë edhe ca më të bukur e të pasur sofrën dilte nga sepetja edhe ndonjë varg me fiq të thatë.

Ne,fëmijët mblidheshim të lumtur rreth sofrës.Nuk e dinim cfarë ishte lumturia,por dinim cfarë ishte uria dhe atë mbrëmje të ndërrimit të viteve do kishim mundësi ta mposhtnim.Kaq mjaftonte për t’u ndier të lumtur.Po t’i shtojmë edhe ndonjë gotë verë që prindërit na e lejonin për ta bërë atmosferën të gëzueshme,festa e vitit të ri merrte formën që kishim imagjinuar me atë imagjinatën tonë të shkurtër.

Thuajse asnjëherë ne fëmijët nuk arrinim ta prisnim zgjuar vitin e ri.Mjaftonte gota e verës dhe pasi kishim mbushur barkun,në shumicën e rasteve e nxirrnim ushqimin e përplaseshim në gjumë,për t’u nngritur në mëngjes sërish të uritur.

Pastaj nisnin vizitat mes fisit.Ca copa të vogla mishi të skuqur,ca porokalle të tharta,pak djathë a ndonjë stafidhë rrushi dhë të gjithë burrat i kapte pasditja të dehur sepse pinin derë më derë.Ndërkohë që në fëmijët,me një qese të vogël plastmasi në xhep nisnim gjithashtu vizitat dhe merrnim c’të na jepnin në këmbim të urimit tonë të pafajshëm për vitin e ri.Merrnim karamele,llokume,ndonjë mollë të vogël,ndonjë portokalle,fiq të thatë,ctë kishin familjet e mjera ku ne trokisnim e që ishin thuajse të gjitha njëlloj të varfëra.

Ja,këto m’u kujtuan në këtë prag ndërrimi të viteve dhe thashë t’i ndaja me ju miq.

Mjerimi ka vulën e vetë të shëmtueme,do të thoshte Migjeni.Një vulë që është skalitur në kujtesën e brezit tonë dhe na vjen si një vegim i trishtë cdo fundviti.

GËZUAR!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com