Nga Lindita DODA
Vendi ynë po mbyll këtë vit për ta harruar në të gjithë dimesionet , po mbyll një vit në kulmin e krizës më të rēndë të mosbesimit institucional në historisë e vet shtetformuese.
Kaos shumëdimesional;parlamentar,qeveritar ,gjyqësor,presidencial ,diplomatik, opinionist , ekonomik moral e shpirteror.
Askush s’e kishte menduar se kjo shoqëri kishte stomak aq të fortë sa të pëtypte të gjitha këto, madje të duronte ekstra dhe spektaklin e dhunshëm të talljes cinike e perverse të ambasadorëve apo të “Zotëve të shtëpisë së vet”gjer në neveri ,te duronte dhe spektaklin shurdhues të propagandes sê dalë boje që i ofrohet në menyrën më të paskrupuj .
Ky spektakël i dhunshëm në fillim vit detyroj opoziten të pafuqishme për të qene faktor brenda parlamentit të dilte jashtë tij me vendime të paprecedenta të ndërmerrte nisma eksteme me shpresën për ta ndryshuar kursin e rrenimit total të vendit, të terheqë vëmendjen dhe kthjellojë faktorët brenda dhe jashte për absurdin që e ka përfshirë vendin ,por kjo jo vetëm s’e ndali rrenimin por u intensifikua me cdo mjet dhe ne të gjitha instancat shtetrore e diplomatike të kontrolluara totalisht nga kuptola qeverisëse .
Përballë kësaj një popull që sheh , duron dhe hesht.
Shumica në opozitë u përpoq ta ndalonte nê gjysmën e parê te vitit u bënë dhjetë protesta të mëdha kombëtare e lokale u mbytën me gaz helmues dhunë përçundim e propagandë nga mostroministri apo mostroqeverisja.
Spektakli sa i dhunshêm aq dhe tragji-komik vazhdoi me zëvendësimit qesharak të vendeve në parlament, populli duroi të shihte si i shkarravitej banaliteti institucioni me seriorioz ku do merreshin vendime serioze per tê e të ardhmen e tij.
Ky popull duroi dhe spektaklin e pallateve politikëbërës që mbajnë simbolet e shtetit, nga njëri dilnin dekrete që hidheshin në kosh me përqeshje nga pallati tjetër përballë, shpiptarët të shokuar nga ky spektal i pazakonte i “pallateve të vet”,ngrinte krahët , kafshonte buzët dhe heshte.
Korriku do ti risillte spektaklin më të pamenduar në memorien kthjellët e nje populli që vuajti 50 vjet diktaturën më të egër komuniste ,riinstalimin e diktaturës ” de fakto “me zgjedhjet moniste te 30 Qershorit, shihte i trishtuar si dhunshëm shqyeheshin dhe zaptoheshin institucione nga njerez te inkriminuar si te preferuarit e vetem per te shoqeruar deri ne fund marrëzinë absurdo-qeverisëse dhe rikthimin e shëmtuar në atë cfarë me demek e patëm sharë e pështyrë për 30 vite.
Por pa dhe gjysmen e vet më të shkolluar, intelektualët te kthyer o në konfirmistë o nê memecë që në dijeni të gjithçkaje që ndodh rreth e rrotull heshtin zorshëm e trishtueshëm,pjesa tjetër më keq akoma bëhet palë madje imiton pikë për pikë atë që është në krye që të bejnë të nxjerrësh zorrët nga pafytyrësia e populli dhe këtë e duroi.
E gjitha kjo heshtje prodhoi ikje masive të shqiptarëve sidomos rinisë, populli duroi dhe pshertin thellë.
Tamam kur qeme bërë gati si në vitet 70 me flamuj, lapidarë , riciklime të simboleve komuniste të hidhnim vallen e 75 vjetorit të palirisë sonë që si duket dhe natyrës ju bë mjaft mjerimi ynë, ajo tani na rezervoi spektakel tjetër të dhunshem,na shkundi , na lëndoi thellë dhe nxori fundin trishtimit tone të paqerisjes.
Tashmë totalisht të dorzuar. Shokuar ngushëllohemi me vllazërinë e gjysmës tonë dardane e trishtihemi duke parë “Mesinë” në rolin e kryeministrit qe sërisht ofron spektakël, me cinikisht se gjithmonë ,me gjithëkend e gjithçka ,me njerzit ,qentë , zogjtë, personazhe te drames së vendit të vet dhe të tijën njëkohësisht.
Tamam kur kujton se mbaron vjen dhe spektakli i radhës ëndrra e shumëpritur SPAK i vendosim një kapak të zi me vulë të persekutimit e diktaturës thua s”ka djem të zot qe s’ janë vulosur në mëkat të tillë ky vend ,këtë e shoqërijmë dhe me vallen dyshe serbo- shqiptare ,sërisht spektal po tani “Mesia” shfaqet durimhumbur,i bindur se eshtë bëre vetë problemi i vendit të vet luan e s’di të ndalet pa e ndalur,po luan kartën e fundit të delirit duke rreklamuar idetë e “Shen-Jugosllavisë”,vallzimit me ujqërit “duke shfryrë helm mbi ato që s’i helmon as baltos dot…
E kështu po ikën ky vit për tu harruar spektaklesh të dhunshme të paqeverisjes e absurdit ku nje popull duron e vuan me stomakun bosht por te plasur drames së madhe të tragjikomedisë së të bërit shtet .
Po mbyll 2019 pa u penduar që iku për të paudhat që solli për të.Ne si popull duhet ta hedhim kryqin e durimit me cdo kusht ai jo vetëm s’na ndihmon por na zhyti në batakun e tij dhe pashpresa po prodhon veç ikje ,nga ky batak nuk dilet me shprehjen”Zot bëje mire” kur e di që zoti e ka dashur e bekuar këtë vend por s’duhet të presë nga ai cka si takon atij .
Na takon ne që një herë e mirë ta kuptojmë që rënia në batakun e durimit pa fund s ështe udha per ta shpëtuar një komb por vetedija qytetare .Vetëm permes rritjes sê vetëdijes qytetare per misionin dhe rolin e vet ky vend do filloj të bëhet