Hermes Nikaj, ose siç njihet nga të gjithë si “Zogu i Tiranës”, nuk kontrollonte vetëm vajzat për prostitucion, por edhe meshkujt. Një nga këta meshkuj, që ushtronte prostitucion në Tiranë dhe jo vetëm është një model me inicialet F.P., të cilit Nikaj kishte arritur ti rezervonte një klient për një muaj me radhë.
Pagesa ishte përllogaritur diku tek 500 euro dhe pritet vetëm ardhja e biznesmenit për të mbyllur të gjithë punën e lënë përgjysmë. Siç del edhe në përgjime, Nikaj e këshillon modelin që të pranojë ofertën mujore, pasi gjatë ditëve të muajit mund të pikonte dhe ndonjë lek tjetër shtesë.
Në dosjen e prokurorisë tregohet dhe një rast kur një prostitutë F.Sula i kërkon ndihmë Hermes Nikaj ti gjejë klientë dhe ndonjë vajzë për seks, pasi sipas saj duhet të paguajë qiranë e vajzës. Nga ana tjetër, siç tregohet edhe në përgjime, Nikaj i ankohet se nuk ka ku të gjejë pasi Tirana, është bosh, sepse njerëzit janë në pishina dhe plazh. Por Nikaj i premton se makina do lëvizë, dhe se shumë shpejt do të realizohej. Sot “Shqiptarja.com” vijon publikimin e përgjimeve të tjera që ndodhen në dosjen penale të prokurorisë, në ngarkim të Hermes Nikajt, Anjeza Bena dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet prostitucioni në Tiranë dhe jo vetëm. Në këto përgjime del në pah dhe nata e nxehtë përpara ditëlindjes së Hermes Nikajt ka kaluar me modelin.
Prenotim për 1 muaj
Në 4 korrik 2019, rreth orës 18:24 Hermes Nikaj ka telefonuar modelin e njohur me inicialet F.P. me të cilin bashkëbisedon për një klient, që e kishte gjetur Hermesi. Ky i fundit i shpjegon modelit F.P, me të cilin Nikaj ishte vetë në një lidhje dhe kryente marrëdhënie seksuale, ofertën mujore që kishte arritur ti kapte një biznesmeni në Tiranë. Shuma ishte 500 euro në muaj, dhe se modeli F.P, duhet të ishte çdo javë në gatishmëri. Por veç kësaj shumë fikse, “Zogu i Tiranës”, e këshillon modelin se gjatë një muaji do dalë dhe ndonjë gjë tjetër, pasi çdo gjë është me moshë. Mes “Zogut të Tiranës” dhe modelit F.P, zhvillohet kjo bisedë e cila është përgjuar e gjitha nga prokuroria.
Biseda e Zogut me modelin:
Zogu: Minimumi pesëqind eurosh duhet të shkoj, do të shkojë muaji ty me atë…minimum. Dëgjo këto sikur njëqind euro në javë, njëqind e ca të të japi ty ai, ti je…,ti shtatëqind mijë lekëshin. Pesëqind euro në muaj, ti duhet ti kesh prej atij dhe je shumë mirë. Edhe ndonjë pikë tjetër e takon, pak atje pak atje. Se çdo gjë është me moshë, e kupton. Pezjeçe, pezjeçe sa herë takohemi apo atë…(Flasin njëherësh)
Zogu: Po nuk të bën punë…
Modeli:…sepse nuk është se më jep shumë dhe ti kem. Mi jep pak nga pak, ta takoj shpejt…
Zogu:Do ti çoj unë të dyja, hajt se takohemi në darkë te “A****” nga ora nëntë mos e rruaj fare të lutem.
Modeli: Okej takohemi nga ora dhjetë do marr dhe N** me Xh***…, do i sjell në Tiranë, sonte t’rrime këtu nga unë…
Zogu: Vdes për Iva Alikon…/Shqiptarja.com



