InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Napoleon Bonaparti: “Më shumë i frikësohem 3 gazetave, se sa 1000 bajonetave”

29 Dhjetor, 2019
in Artikuj, Histori, InfoPress, Të ndryshme
A A
Napoleon Bonaparti: “Më shumë i frikësohem 3 gazetave, se sa 1000 bajonetave”

Nga Euripidi dhe Virgjili, tek Robert Burtoni, Bulwer-Lyttoni dhe në fund… Napoleoni, i cili i frikësohej më shumë “3 gazetave, se sa 1000 bajonetave”

“Pena është më e fortë se shpata”. Po ku e ka origjinën kjo ide?

Fjalët në anglisht “pena është më e fortë se shpata” janë shkruajtur fillimisht nga shkrimtari dhe dramaturgu Edward Bulwer-Lytton në vitin 1839, në dramën e tij historike, “Cardinal Richelieu”.
Richelieu, i pari i ministrave i Mbretit Luigji XIII, zbulon një komplot për ta vrarë, por si prift që është ai e ka të pamundur që të ngrejë armët kundër armiqve të tij.
Sekretari i tij, François, i thotë: “Por tani, në komandën tënde, ke armë të tjera, Zoti im”.
Richelieu pohon: “Pena është më e fuqishme se sa shpata… Hiqe shpatën; Shtetet mund të shpëtohen pa të!”
Kjo shprehje fitoi shumë shpejt popullaritet, thotë Susan Ratcliffe, bashkëredaktore e Fjalorit të Citimeve të Oksfordit. “Në vitin 1840, përdorej në mënyrë të rregullt”.
Sot ajo përdoret në shumë gjuhë, kryesisht e përkthyer nga anglishtja.

Versioni francez është: “La plume est plus forte que l’epee”.
Sipas faqes në internet të Fjalorëve të Kembrixhit, shprehja thekson që “mendimi dhe shkrimi kanë më shumë ndikim mbi njerëzit dhe ngjarjet, se sa përdorimi i forcës apo dhunës”.
Por Bulwer-Lytton nuk ishte domosdoshmërisht i pari që e shprehte këtë mendim. Ratcliffe flet edhe për dy tekste më të hershëm.

Robert Burtoni, tek “Anatomia e Melankolisë” botuar në fillim të shekullit 17, përshkruan se si shakatë e hidhura dhe satira mund të shkaktojnë ankth – dhe ai thotë se “Një goditje me fjalën shpon më thellë se sa një goditje me shpatën”, edhe në kohën e tij ishte një shprehje e vjetër.
Një shprehje e ngjashme shfaqet edhe në “Diskutimet Publikë” të George Whetstone, botuar në vitin 1582. “Goditja e penës është më e rëndë se sa përdorimi i një heshte”.
Duke shkuar më pas në kohë, poeti grek Euripidi, i cili vdiq diku rreth vitit 406 p.e.s., ndonjëherë citohet të ketë thënë: “Gjuha është më e mprehtë se sa tehu i shpatës”. Por profesori i klasikëve Armand D’Angour i Universitetit të Oksfordit ka dyshime për këtë. “Tek Euripidi, përdorimi i ‘gjuhës’ ka shpesh ngarkesë negative – gjuha (dmth fjalët) është më pak e besueshme se sa veprat”, thotë ai.
Poeti romak, Virgjili duket se ka patur një këndvështrim pesimist mbi fuqinë e fjalës, thotë D’Angour. “Përballë armëve të luftës, këngët e mia kanë po aq vlerë sa pëllumbat përballë shqiponjave”, shkruante ai.
Por në kohët e vjetra ka patur një besim se fjala e shkruar kishte fuqinë të mbijetonte “dhe të kapërcente edhe ngjarjet më të përgjakshme… edhe nëse ato nuk mbizotëronin kundër armëve në një kohë të shkurtër”, thotë D’Angour.
Një tjetër që ka krahasuar fjalën me armën thuhet se ka qenë Napoleoni. “Katër gazeta armiqësore duhen patur më shumë frikë se sa 1000 bajoneta”, thuhet se është shprehur ai.
Sërish, ka dyshime nëse këto fjalë kanë dalë vërtetë nga goja e tij, thotë Michael Broers, profesor i historisë së Europës Perëndimore në Universitetin e Oksfordit – por ai shton se ideja shkon fare mirë për shtat me pikëpamjet që kishte Napoleoni.
“Ai e respektonte shtypin dhe ia kishte frikën. Ai e kish kuptuar gjithë jetën e tij fuqinë e letërsisë dhe fuqinë e shtypit”, thotë Broers. Kur Napoleoni erdhi në pushtet kishte me dhjetëra gazeta në Francë, por ai i mbylli shumicën, duke lejuar vetëm një grusht botimesh.
Ai kuptoi se pena, në dorën e tij mund të ishte një armë, thotë Broers. “Ai e dinte se mund t’i dëmtonte aleatët përmes kujtimeve që do të shkruante, dhe kështu bëri”.

Të Lidhura

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025
Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025
RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025

9 Nëntor, 2025

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
Show Biz

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

8 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com