Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma në një rrëfim ndryshe ka folur për fëmijërinë e saj.
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, me humor, Duma tha se nga fëmijëria mban mend vetëm faktin se bënte shumë punë shtëpie.

Duma kujtoi se ishte rritur në një shtëpi private dhe se të vetmet ditë kur bënte pushim nga punët e shtëpisë, ishin ditët e festave të fundvitit, 1 dhe 2 janar.
Çfarë të kujtohet më shumë nga festat e fëmijërisë?
Grida Duma: Më kujtohen punët e shtëpisë, sa shumë bënim, ka qenë tmerr. Unë jam rritur në shtëpi private dhe sot i tregoj tim biri, se ai i ka qejf këto historitë, se është e tmerrshme, është si të mbash një fabrikë. Do shkojë një herë tek taraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim. Unë mbaj mend vetëm datën 1 ose 2 që ishte pushim absolut dhe nuk kishte punë shtëpie. Për festa gatuaj shumë pak, nuk kam qejf një tavolinë shumë të ngarkuar. Kam qejf që gjeli të jetë i freskët të jetë një mish i butë.